Connect with Us

Ngjela kërcënon Greqinë/ Kjo është shuma që duhet të paguani për Çamërinë

Aktualitet

Ngjela kërcënon Greqinë/ Kjo është shuma që duhet të paguani për Çamërinë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se grekët janë aneksues territoresh të gjera shqiptare dhe janë hedhur në sulm për të bllokuar aleancën shqiptaro-amerikane, me anë të korrupsionit shqiptar.

Në një postim në rrjete Ngjela ka shkruar  se Çamëria është pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë .

“Atje nga Greqia është kryer një krim i tërbuar genocidal antishqiptar që do t’i paguhet dëmi i cili shkon mbi 300 milionë dollarë. Nëse ne shqiptarët do të dimë të lajmë duart me të korruptuarit e shitur te fqinjët, politika amerikane, brenda aleancës shqiptaro-amerikane sigurisht që do të nisë përkrahjen e çështjes së Çamërisë”, – ka shkruar avokati më tej në postimin e tij.

Postimi i plotë

Fqinjët tanë, aneksues territoresh të gjera shqiptare, janë hedhur në sulm për të bllokuar aleancën shqiptaro-amerikane, me anë të korrupsionit shqiptar.

Por lodhen dhe shpenëzohen kot.

“Le të ikë i tërbuar dreri

Le të shkojë e mërzitur dhia

Njëri fle dhe tjetrin e ha vreri

Kështu na qënka bota njerëzia”. (Uliam Shekspir)

Kush po fle i qetë? Shqiptarët

Cilët janë ata që po i ha vreri? Serbët dhe grekët.

Shqipëria është në fermentim për të rikrijuar vetveten. Ka njëqind vjet që nuk e ka krijuar dot vetveten si një shtet të shqiptarëve, por vetëm si një vegël e të huajve, përkatësisht të fqinjëve që janë aneksuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare. Dhe ja historia e Shqipërisë: nga Beogradi në Romë, e nga Roma sërish në Beograd; nga Beogradi në Moskë e nga Moska në Pekin. Pastaj një viktimë e marrëzisë izoluese të Enver Hoxhës. Por sërish, nga izolimi hoxhist në Beograd, në vitin 1992, dhe në Athinë në vitin 1998. Shitje interesash nga pushtetarë të korruptuar dhe halldupë e vjedhës që shesin interesin kombëtar.

Kjo është gjendja edhe sot, kur e gjithë shpresa e Shqipërisë duket se do të mbështetet te Shtetet e Bashkuara të Amerikës; e cila, me Reformën e saj, po shkallmon të shiturit e korruptuar në Shqipëri.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor dhe që të dy kanë dalë me forcën e politikës amerikane: Shqipëria dhe Kosova.

Shqipëria shpëtoi nga asgjësimi në vitin 1919 me forcën e politikës amerikane; dhe Kosova gjithashtu në vitin 1999 po me anë të forcës amerikane doli si shtet i pavarur.

LEXO EDHE:  Skema/ Si u ekzekutua çifti shqiptar në Greqi, mbeten jetimë dy fëmijët

Në fakt që nga viti 1999 po kërkohet të rivendoset historia e fshehur, e dhunuar dhe e humbur e Shqipërisë dhe shqiptarëve. I gjithë ky proces i ri proshqiptar në arenën ndërkombëtare është tërësisht nën influencën e forcës më të madhe botëror, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por vazhdimisht ky proces është penguar nga pushtetarët shqiptarë të shitur në Beograd dhe në Athinë.

Kush janë këta? E ç’i do emrat, ata tani janë të identifikuar dhe shpejt do të goditen menjëherë penalisht nga SPAK.

Po tani ku jemi?

Pengesat njëzet vjeçar e të të korruptuarve të blerë nga Beogradi dhe Athina tani janë sheshuar. Por befas doli një pazar ri me këtë që është kryeministër sot, i cili, me oreksin kriminal të Enver Hoxhës, kërkoi ta shtynte Shqipërinë sërish në Stamboll në doktrinën neoosmane të Erdoganit.

Por edhe ky tani ka dështuar dhe po vërtitet i trembur për të gjetur ndonjë strehë për vete.

Ndërsa, është sërish brenda rrjedhës historike sesi Beogradi dhe Ankaraja bashkohen kundër shqiptarëve, njëlloj si Stambolli në 200 vjetët e fundit.

Por tani askush nuk ka më forcë antishqiptare. Gjithçka do të ecë drejt rivlerësimit të historisë së Arbërisë. Arbëria po ringjallet: sepse plus dy shteteve shqiptarë, në Ballkanin Perëndimor doli edhe një shtet i tretë: Maqedonia, e cila po shkon drejt albanizimit të saj.

Por ka edhe më, se pyetja që ngrihet tani është kjo: a do ta përkrahë politika amerikane çështjen e Çamërisë?

E gjithë frika greke është këtu. Por Çamëria është pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë . Atje nga Greqia është kryer një krim i tërbuar genocidal antishqiptar që do t’i paguhet dëmi i cili shkon mbi 300 milionë dollarë.

Nëse në shqiptarët do të dimë të lajmë duart me të korruptuarit e shitur te fqinjët, politika amerikane, brenda aleancës shqiptaro-amerikane sigurisht që do të nisë përkrahjen e çështjes së Çamërisë.

Koha e shqiptarëve ka ardhur duan apo nuk duan pushtuesit e vjetër e të rinj të territoreve shqiptare në Stamboll, në Beograd dhe në Athinë. Le të bashkohen, asgjë nuk do të arrijnë me koreupsionin e lartë shqiptar, i cili tani është i tëri i skeduar nominalisht./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Basha, një listë me humbësa për Korçën

Publikuar

-

Nga

Basha një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.

Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

Edmond Spaho

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

Sorina Koti

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Ervin Salianji

Më tej,  i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

Bledjon Nallbati

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.

LEXO EDHE:  Historia e konfliktit Aliaj-Çiço/ Emrat e 4 të vrarëve dhe 5 të plagosurve

LEXO EDHE:  Ngjela: “Vallja e vdekjes” së korrupsionit është e afërt

Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.

Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.

Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Publikuar

-

Nga

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

LEXO EDHE:  Optimizëm për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë

LEXO EDHE:  Historia e konfliktit Aliaj-Çiço/ Emrat e 4 të vrarëve dhe 5 të plagosurve

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

LEXO EDHE:  Optimizëm për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë

LEXO EDHE:  Optimizëm për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

LEXO TE PLOTE