LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lonely Planet”, 10 qytetet që duhen parë në vitin 2019/Mes tyre edhe Shqipëria

24 Tetor 2018, 09:55, Aktualitet CNA
“Lonely Planet”, 10 qytetet që duhen parë në vitin

?Lonely Planet? e ka përfshirë sërish Shqipërinë në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2019, këtë radhë në kategorinë e vendeve që ofrojnë më shumë për ?vlerën më të mirë?

Shqipëria renditet e teta mes 10 vendeve të përfshira në listë, duke u renditur pas Luginës së Nilit Jugor në Egjipt, Todzit në Poloni, Parkun Kombëtar ?Great Smoky Mountains? në SHBA, Maldiveve, Houstonit në SHBA, Argjentinës dhe Bangladeshit, e duke lënë pas Ekuadorin dhe Slloveninë.

Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për shumë kohë, por me plazhet e saj të mrekullueshme dhe historinë unike është sot një vend që nuk duhet humbur, ku kënaqësia shkon në një linjë me shpenzimet.

?Lonely Planet? sjell edhe klasifikimin e 10 qyteteve që nuk duhen humbur vitin e ardhshëm, e mes tyre janë edhe dy qytete ballkanike, Novi Sadi në Serbi dhe Zadari në Kroaci.

Me projektin e saj modern, 15 restorante të vlerësuara me çmimin ?Michelin? dhe një kulturë shumë ekologjike, nuk është aspak surprizë fakti që kryeqyteti i Danimarkës kryeson listën e 10 qyteteve për t?u vizituar në vitin 2019, të hartuar nga ?Lonely Planet?. Sipas saj, kryeqendra daneze ka shumë për të ofruar.

Shenzheni në Kinë renditet në vendin e dytë; Novi Sadi në Serbi në vend të tretë; Miami në Florida në të katërtin; si dhe Kathmandu në Nepal, në të pestin.

Më pas, renditja vijon me qytetin e Meksikos, Dakarin në Senegal, Seattle në Uashington, Zadarin në Kroaci, si dhe Meknesin në Marok.

?Nuk është i njohur si Beogradi, por është më trendi sesa ai. Quhet madje nga shumëkush edhe ?Athina e Serbisë??, shkruan ?Lonely Planet? për Novi Sadin. ?Ndërsa Zadari, ? vijon përshkrimi, ? është ngritur nga hiri i luftës dhe ka lulëzuar, duke u bërë një qytet kozmopolitan, plot ngjyra dhe shpirt?.

Lajmet e fundit nga