LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halloween po afron, ja vendi i duhur ku të gjeni kostumin më unik!

24 Tetor 2018, 15:55, Aktualitet CNA
Halloween po afron, ja vendi i duhur ku të gjeni kostumin më unik!

Halloween është nisi si festë e të shenjtëve por me kalimin e viteve kaloi në festë të shpirtrave, e cila solli edhe ndryshimin e kostumeve, të cilat me këtë rast të ngjallin frikë.

Origjina e kësaj feste, edhe pse thuhet se është pagane, daton që në fillimet e kristianizmit. Më parë kjo datë thuhej se ishte pikërisht dita kur bota e gjallë afrohej më tepër me botën tjetër dhe në një darkë duhej t?u servirje shpirtrave ushqime dhe pije. Më pas, moda e veshjeve dhe e lojërave të fëmijëve u bë mjaft e suksesshme në shekullin e 16-të në Irlandë, Skoci dhe Uells. Thuhej se veshjet e frikshme do të trembnin edhe shpirtrat, që përgjatë gjithë natës ?fluturonin? si hije mbi qytete. Fraza ?karamele apo rreng? u përdor për herë të parë në Amerikë në vitin 1927, sepse të gjithë emigrantët i sollën këto tradita dhe praktika në Amerikë duke e vulosur kështu këtë gjest si lojë që do të identifikonte më pas Halloween-in.

U bënë vite tashmë që Tirana dhe Shqipëria e mirëpresin si festë dhe Halloween ka ?pelegrinët? e saj edhe në vendin tonë.

Në fakt janë gjithnjë e më të shumtë ata që janë të dhënë pas kësaj date të shënuar dhe që çdo vit kërkojnë kostume të reja shumëngjyrëshe por edhe të frikshme.

Por nuk janë vetëm të rinjtë dhe të apasionuarit pas jetës së natës ata të cilët e festojnë këtë traditë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot ajo është kthyer në një traditë që celebrohet edhe nga më të vegjlit, si dhe nga nxënësit e shkollave dhe të gjimnazeve, të cilët krijojnë një larmi aktivitetesh pranë institucioneve arsimore ku bëjnë pjesë.

Por për të gjithë ata që kërkojnë të kenë pamjen më të frikshme dhe kostumin më unik me rastin e festës, tani ka një zgjidhje.

Si çdo vit tjetër JUMBO sjell shumëllojshmërinë e maskave dhe të kostumeve që personifikojnë personazhe të frikshëm të frymëzuar nga filmat horror apo thriller dhe po ashtu dhe të personazheve që personifikojnë heronjtë përkatës.

Ndaj nëse doni t?i jepini vëmendjen e duhur që u takon shpirtrave, të këqijn apo të mirë qofshin, në natën e fundit të Tetorit, dhe t?i jepuni rëndësi argëtimit tuaj, ejani të visheni në dyqanin e JUMBO në TEG si personazhi juaj i preferuar!

Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Lajmet e fundit nga