LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elhaida Dani kthehet në Shqipëri dhe ka një surprizë për të gjithë ne!

24 Tetor 2018, 09:40, Aktualitet CNA
Elhaida Dani kthehet në Shqipëri dhe ka një surprizë

Pas famës që mori në ?The Voice Italy?, Elhaida Dani po shijon sukseset përreth botës. Këngëtarja shqiptare performon rolin e Esmeraldës në musical-in ?Katedralja e Parisit?, që së fundi është shfaqur edhe në Kanada.

Përmes një postimi në profilin e saj në ?Instagram?, Elhaida njofton se ka përmbyllur me sukses të gjithë eksperiencën e saj jashtë vendit, por se ka ardhur koha që të këndojë në gjuhën shqipe. Ajo do të rikthehet në Shqipëri, për të realizuar një koncert të madh për të gjithë shqiptarët.

?Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgjati 3 muaj. Ka qënë një eksperiencë e paharrueshme. E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip! Tani është momenti të kthehem në shtëpi? Faleminderit ?? ?shkruan Elhaida Dani.

Elhaida Dani është shpallur fituese e festivalit ?Top Fest 9? si dhe në vitin 2015, përfaqësoi Shqipërinë në ?Eurovision?.

Lajmet e fundit nga