LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dogji tubin me performancën e zjarrtë, Leila Kraja: I kërkoj ndjesë familjes!

24 Tetor 2018, 11:53, Lifestyle CNA
Dogji tubin me performancën e zjarrtë, Leila Kraja: I kërkoj

Moderatorja Leila Kraja ka ?djegur? skenën e ?Dance With me? me një kërcim shumë sensual.

Së bashku me partnerin Robert Berisha, ajo ka performuar në tub para publikut, një kërcim erotik dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Me vithe të ekspozuara në një bodysuit të ngushtë ngjyrë silver, moderatorja i ka habitur të gjithë.

Dyshja u duartrokit shumë dhe u vlerësua me pikë të larta. Në fund të kërcimit Robert Berisha falenderoi produksionin që i ofroi të ishte pjesë e këtij spektakli dhe tha se u kënaq shumë.

Por edhe ai nuk mbetej pas, i veshur vetëm me një palë pantallona, ku binin në pah muskujt dhe tatuazhet në trup. Sigurisht që çmimin e natës nuk mund ta fitonte askush tjetër përveç tyre. Kërcimi në tub u vlerësua nga juria dhe jo vetëm, duartrokitjet nuk munguan gjithashtu.

Kledi Kadiu zbuloi se Leila i kishte kërkuar ndjesë paraprakisht për performancën.

Ajo kishte thënë:

Po, i kërkova ndjesë se nuk e dija si do të performoja se është hera ime e parë. Por i kërkoj ndjesë edhe familjes time, por është për hir të spektaklit?.

Lajmet e fundit nga