LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dako drejt burgut/ Nga kush po shpëtohet

24 Tetor 2018, 16:21, Aktualitet CNA
Dako drejt burgut/ Nga kush po shpëtohet

Deputeti demokrat, Flamur Noka një deklaratë për mediat, ka akuzuar Prokurorinë, se ka kthyer mbrapsh urdhër arrestin për kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Ky i fundit sipas Nokës, është peshku i madh, i cili kishte lidhje me bandën e Shijakut, të arrestuar gjatë operacionit të policisë ?Volvo 4?, të zhvilluar në fundjavë.

Noka ka thënë gjithashtu, se Dako duhet të ishte në burg, për shkak se ka përdorur kriminelët e Durrësit dhe Shijakut,  për blerjen e votave.

Deputeti demokrat ka shtuar më tej, se përpjekjet për të shpëtuar Dakon janë të pashpresa dhe kushdo që tenton të fshehë apo prishë provat, do të ndëshkohet rëndë.

Deklarata e plotë

Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.

Kyetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët  e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.

Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.

Prokuroria duhet t?u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:

Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?

Kush po ndërhyn që Vangush Dako, ?xhuxhi?, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!

Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.

Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.

Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.

Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën! /CNA.al

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga