Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të trajtohen këto njolla të bardha në lëkurë – CNA
Connect with us

Life Style

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të trajtohen këto njolla të bardha në lëkurë

Publikuar

-

Një pjesë e mirë e bebeve dhe të rriturve kanë në lëkurë disa si njolla të vogla, në formën e puçrrave në ngjyrë të bardhë, të cilat janë zakonisht jo të rrezikshme dhe nuk kanë nevojë për trajtim specifik.

Ç’janë?

Këto njolla quhen milia – ciste të vogla poshtë lëkurës. Zhvillohen zakonisht tek të porsalindurit dhe zhduken brenda muajit. Ato krijohet kur qelizat e vdekura mbeten brenda lëkurës duke krijuar kështu toptha të bardhë.

 

Çfarë i shkakton?

Nuk ka ende një studim të mirëfilltë mbi arsyet pse shkaktohen, por ekspertët mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaktarët.

Arsye të tjera lidhen me përdorimin e ilaçeve, problemet e lëkurës, tatuazhet etj. Në raste të tilla, mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Si trajtohen?

Në pjesën më të mirë të rasteve, njerëzit zgjedhin të mos i ngacmojnë dhe preferojnë të presin derisa të largohen vetë. Disa përdorin produkte natyrale si uji i trëndafilit, mjalti, aloe vera (thjesht lyen sipërfaqen problematike). Por nëse nuk funksionon me maska, bëni një kontroll tek dermatologu.

Në vijim gjeni dy video-tutorial mbi disa prej maskave më efektive për të larguan milia-n.

 

Aktualitet

Temperaturat e larta një rrezik i madh për shëndetin/ Ja disa mënyra për tu mbrojtur

Publikuar

-

Vera është stina më e preferuar për shumë njerëz por sigurisht dhe shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.

Për grupmoshat mbi 50 vjeç duhet shmangur sa më shumë dalja në mesditë ku dhe temperaturat arrijnë kulmin maksimal. Më të prekurit janë:

Personat që nuk ushtrojnë aktivitet fizik

Njerëzit që merren me aktivitete fizike dhe e teprojnë me stërvitje. Gjithashtu të moshuiarit duhet të jenë të kujdesshëm pasi duek mos patur energji dhe shumë etje, rregullimi i temperaturës së trupit të tyre është më e vështirë. Po ashtu shumë të rrezikuar janë njerëz me probleme të qarkullimit të gjakut në zemër, si psh: me hipertension dhe të sistemit nervor qendror, si psh: epilepsi.

Edhe disa medikamente mund të rrisin rrezikun për sëmundje të nxehtësisë. Këtu hyjnë për shembull ilaçet diuretike, antihistaminikët dhe antidepresivët, të cilat ndikojnë djersitjen në kushte të caktuara. Faktorë të tjerë rreziku janë mbipesha, mbimotivimi ( tek sportistët) dhe veshja e gabuar.

Si të shmangim dëmtimet nga temperaturat e larta

Në rast temperaturash të larta këshillohet të shmangen aktivitetet e lodhshme.Aktivitetet sportive duhet të planifikohen për në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje. Veçanërisht për të moshuarit vlen: pini edhe atëherë kur nuk ndjeni etje. Këshillohet gjithashtu, një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që lejon ajrosjen pengojnë bllokimin e nxehtësisë.

Në temperatura të larta, sportistët duhet të bëjnë pushime të shpeshta për tu freskuar dhe të pakësojnë kohëzgjatjen dhe intensitetin e stërvitjes, si për shembull vetëm një gjysmë ore ecje të lirë apo vrap i ngadaltë në vend të një ore. Veshje funksionale dhe një kapele që lejon ajrosjen garantojnë një ndjenjë të këndshme lëkure.

Çrregullimet nga mungesa e lëngjeve eliminohen duke pirë lëngje në mënyrë të vazhdueshme në sasira të vogla para dhe gjatë stërvitjes- çdo dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta. Ideal është uji mineral pa dyoksid karboni dhe lëngje me elektrolite. Pas stërvitjes shkoni menjëherë në hije dhe mundësisht sa më shpejt bëni një dush me ujë të vakët apo të ftohtë.

Çfarë duhet bërë në rast urgjence?

Në rastin e një goditje nga nxehtësia llogaritet çdo minutë: është i nevojshëm një freskim urgjent. I prekuri duhet sjellë menjëherë në hije, apo në një dhomë të freskët, rrobat duhen hapur dhe duhen vënë kompresa të ftohta dhe të njoma mbi kokë. Njoftoni mjekun apo urgjencën në çdo rast, pasi pacienti duhet shtruar sa më shpejt në spital.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi javor, nga 17 qershor deri në 23 qershor 2019/ Si do të jetë puna dhe financat për shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Këto shenja horoskopi janë të destinuara për të notuar në para

Dashi

Financat do jenë më të favorizuara se asnjëherë më parë. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Në punë do jeni të duruar dhe optimiste, prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Jeta familjare do jetë e këndshme.

Demi

Buxheti do jetë i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni të gjitha borxhet e marra prej kohësh. Gjëndja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël në këtë sektor. Në punë do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni në këtë rruge dhe nuk keni për të dalë të humbur. Familja do jetë e qetë.

Binjaket

Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik që nga mesi i javës të ketë ndonjë tronditje të vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Lodhja do sjellë mungesë energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Në punë vërtet do mundoheni, por do i arrini të gjitha objektivat që iu janë kërkuar. Me familjarët duhet të kaloni pak më tepër kohe sepse do kenë mjaft nevojë.

Gaforrja

Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm e pa shqetësime serioze. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Luani

Për buxhet më të qëndrueshëm mundohuni të shpenzoni sa më pak që të mundeni. Duhet menduar edhe për të nesërmen. Gjëndja shëndetësore nuk do jetë as e shkëlqyer, por edhe as shumë problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Në punë do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kalojë dot kështu që do kënaqeni pafund. Me familjarët do diskutoni gjërë e gjatë dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.

Virgjeresha

Në planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë më parë. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jetë plotësisht i qetë. Mund të keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Në punë do ju duhet të jeni të kujdesshëm me çdo detaj në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jetë mjaft pozitive.

Peshorja

Me shpenzimet tregohuni vigjilentë sa të mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jetë i keq. Në përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihmë do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.

Akrepi

Buxheti do mbetet i mirë edhe pse do kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohët e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme të vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa më parë me mjekët. Në punë do keni kurajozë, këmbëngulës dhe largpamës. Të gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jetë disi e trazuar.

Shigjetari

Buxheti do fillojë të përmirësohet pas të martës, kështu që mund të bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jetë në gjëndjen më të mirë të mundshme. Mund të keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Në punë mund të ngjiteni një shkallë më lart në profesionin tuaj dhe do ndiheni krenarë. Po vazhduat kështu shumë shpejt do arrini atë që keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ecë si duhet.

Bricjapi

Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjëndja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Ujori

Buxheti nuk do jetë i keq, por ju duhet të mendoheni mirë para se të kryeni çdo shpenzim. Mblidhni ndonjë para edhe për të nesërmen. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të mbroheni sa të mundeni nga virozat e stinës. Në punë, të gjitha projektet që keni filluar do finalizohen me shumë sukses. Në familje do mbizotërojë gjithë kohës alegria.

Peshqit

Buxhetin po e menaxhuat me kujdes si kohët e fundit nuk keni për të pasur probleme. Shëndeti në përgjithësi do jetë i kënaqshëm. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi edhe ju që keni vuajtur kohët e fundit. Në punë do arrini shumë nëse ecni me plane, me perspektive dhe nëse nuk ndaleni para sfidave. Në familje nuk do keni aspak probleme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi javor, 17 qershor deri në 23 qershor 2019/ Si do të jetë dashuria për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Këtë javë ka mundësi të keni divergjenca të forta me partnerin për shkak të disa dyshimeve mbi të shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me të, ose mbylleni njëherë e mirë atë kapitull që në fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi të kenë njohje mjaft interesante sidomos gjatë ditës të mërkurë dhe të shtunë. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin të fituar.

Demi

Këtë javë do jeni shumë më të logjikshëm ju të dashuruarit dhe do ja njihni meritat atij që keni në krah. Lidhja juaj do forcohet akoma më tepër dhe mund të filloni të mendoni edhe për bashkëjetesë apo për hapa më tej. Beqarët do jenë sharmante në maksimum. Ftesat do jenë të shumta dhe do jetë në dorën e tyre mundësia e zgjedhjes.

Binjaket

Lidhja juaj në çift do përmirësohet akoma më shumë gjatë kësaj jave. Do jeni më të lirshëm dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Për beqaret Dielli do jetë mjaft pozitiv. Do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim.

Gaforrja

Do afroheni akoma më shumë me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe do ndani me të edhe disa sekrete të vogla të familjes. Ditët më të bukura e më të veçanta do jenë e mërkura dhe e premtja. Beqarët nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa masë.

Luani

Juve që jeni në një lidhje do kaloni plot momente pasionante këtë javë. Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë më romantike dhe më sensuale. Beqarët do kalojnë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ditën e premte do e kenë filluar një lidhje të bukur.

Virgjeresha

Jeta juaj në çift nuk do jetë e zhveshur nga pasioni këtë javë, përkundrazi. Në disa momente madje do ju duket sikur jeni vërtet nëpër ëndrra dhe nuk do doni të zgjoheni. Për beqarët priten disa takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Duhet t’i shfrytëzoni pa qënë tepër vonë.

Peshorja

Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do e mërzisë herë pas here atë. Po nuk toleruat dhe po nuk e latë të lirë keni për ta humbur shpejt. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë nëse nuk duan të zhgënjehen. Ka kohë për çdo gjë prandaj duhet të bëjnë durim.

Akrepi

Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme këtë javë. Do ja kaloni mirë çdo dite me partnerin dhe emocionet do shumëfishohen në mënyrë te papritur. Pas të mërkurës do filloje një etapë më e bukur. Beqarët nuk do i rezistojnë dot aspak tundimit dhe do bien në krahët e atyre që do i joshin.

Shigjetari

Këtë javë ka për të pasur shumë probleme në jetën tuaj ne çift. Do jeni të dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Nëse nuk ndryshoni mënyrë të sjelli keni për t’u ndarë më shpejt nga sa mendonit. Beqarët do jenë më me fat në dashuri dhe ka gjasë të kenë dashuri me shikim të parë.

Bricjapi

Influenca pozitive e yjeve do sjellë ekuilibrin në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Beqarët do jenë pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjejnë edhe personin që do iu përshtatet më tepër. Shumë gjëra do ndryshojnë për ta duke filluar nga dita e mërkurë.

Ujori

Javë sharmante do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Çdo ditë do argëtoheni dhe do dashuroheni si adoleshente me atë që keni në krah. Emocionet padyshim që do jenë të forta. Beqarët gjithashtu do fillojnë që ditët e para një lidhje pasionante me dikë që e pëlqejnë prej kohësh. Çdo çast do jetë i mbushur me shkëlqim.

Peshqit

Këtë javë rrjedha e jetës tuaj në çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat kokëfortë, po thatë gjëra të gabuara dhe po nuk iu përkushtuat atij që keni në krah, asgjë nuk do eci si keni ëndërruar. Beqarët nuk duhet të shohin vetëm pamjen e dikujt dhe të fillojnë një lidhje sepse për disa ajo do jetë thjeshtë një maske./Burimi:Noa.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Trending

Read previous post:
S’ka qetësi për Amerikën/ Gjendet bombë në redaksinë e CNN

Një pako e dyshimtë është gjetur në redaksinë e CNN, gjatë ditës së sotme. Ky lajm është raportuar nga “Russia...

Close