LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PD-në e Vlorës

23 Tetor 2018, 12:04, Aktualitet CNA
Plas në PD-në e Vlorës

Partia Demokratike nga forca politike e lirisë dhe partia e demokratëve po kthehet në partinë personale të Lulzim Bashës dhe po luhet akti final me zgjedhjet në degë.

Në Vlorë, po emërohen dhe zgjidhen në krye të strukturave persona të cilët janë përfshirë në lista të parapërgatitura dhe të manipuluara në Tiranë.

Fatbardh Kadilli, dështaku i Lulzim Bashës, që ky i fundit nuk e kandidoi as deputet heq nga lista themelues dhe qëndrestarë që u përballën edhe në vitin e egër 1997, të cilët çohen në zona të tjera banimi, shmangen nga një njëri grupseksion tek tjetri për të bërë të mundur zgjedhjen e të preferuarve të Lulzim Bashës, ç?ka po çon në përplasje të strukturave dhe në një tkurrje të mëtejshme të tyre.

Pyetja e thjeshtë që bën çdo demokrat pas kësaj situate që nuk rezulton e tillë vetëm për Vlorën por edhe në Shkodër, Korcë, Durrës, Fier etj, është: Çfarë do të bëjë vallë Basha pas humbjes së zgjehdjeve në 2019, a do të ketë më justifikim?!/CNA.al

Lajmet e fundit nga