LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i basteve/ Aleati i Bashës zbulon planin e fshehur të Ramës

23 Tetor 2018, 18:26, Aktualitet CNA
Ndalimi i basteve/ Aleati i Bashës zbulon planin e fshehur të

Kreu i LZHK dhe njëherazi aleat i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, ka komentuar nismën e qeverisë për ndalimin e basteve dhe lojrave të fatit.

Duke folur nga studio e emisionit ?Provokacija?, Shehi është shprehur se kryeministri po e bën gjithë këtë për ti lënë bastet në një ose dy duar.

Kreu i LZHK, shtoi gjithashtu se Rama kërkon të hapë një dritare online për bastet dhe për këtë do të përdorë parlamentin.

?E bën këtë punë për tja lënë një ose dy duarve online. Është më keq se kaq. Në këtë tavë që ishte pak e pisët fusnin lugën të gjithë. Këto para që hynin në buxhet, do të shkojnë në vende të tjera. Lënia e bixhozit në dy duar do të jetë akoma më e tmerrshme. Ky mbajti një fjalim nga ato të zakonshmet në parlament. Tha një gjë shumë të rrezikshme,. Nëse ky parlament do të hap një dritare për bastet online, unë do të krijoj një rrjet që ti bllokojë. Ktu ska parlament, parlamentin e ka vetë ai bashkë me kupacët. Ky ka ndërmend të hapë një dritare e do tja lejë parlamentit. Aty ska opozitë. Parlamenti është i këtij?, tha Shehi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga