LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mercenarët, jo gazetarët !

23 Tetor 2018, 08:15, Aktualitet CNA
Mercenarët, jo gazetarët !

Nga Zef ZEFI

1. Investimet financiare dhe shpenzimet e fqinjëve në dëm të shtetit tonë janë të hershme, madje më të hershme se vetë mosha e shtetit shqiptar.

Fillon me marrëveshjet me turqit, paktet dhe blerjet pandërprerje të tokave shqiptare nga ana e tyre, duke qënë shitës turku, blerës fqinji, dhe gjak shqiptarësh i derdhur pafund, me një rezultat: Ta thotë historia. Vonimi i pavarësisë së shqiptarëve gati gjysëm shekulli, krahasuar me fqinjët. Dhe një pavarësi e pakonsoliduar edhe në ditët më të mira të vetat.

Mjafton të kujtojmë thënjen e Nikolla Pashiqit, kryeministrit të atëhershëm Jugosllav mbas ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha për mos copëtimin e shtetit të brishtë shqiptar;

“…ne do ta pranojmë një shtet shqiptar,(siç e vendosën fuqitë e mëdha-shen.im)por gjithmonë të dobët ekonomikisht e përherë të ngatërruar mes vedi…”

Mjafton të lexosh informacionet e ish/konsullit jugosllav Ballukxhiq në Janinë që kishte në ngarkim pavarësinë Qemaliste mbas 1912-s, informacionet agjenturore që “konsulli” i dërgon pandërprerje Pashiqit, lidhur me agjenturën që kishte ndertuar për ta mbajtur nën rrethim e kontroll të plotë qeverinë e I. Qemalit, duke e shkatërruar atë së brendshmi.

Mjafton gjithashtu, tu hedhësh njé sy dokumenteve të sherbimit inteligjent që ndertoi Zogu-ministër i brendshëm mé 1921 e më vonë, sesi dhe sa punonin agjentuarat greke, turke e jugosllave kundër shtetit (jashtë kontrollit) të shqiptarve.(Me emra konkretë shqiptarësh që punonin kundër Shqipërisë)

Pashiqi vdiq më 1928.

Po më 1928 u krijua celula e parë komuniste në Korçë. Pas saj kërpudhat e tjera Vlorë, Shkodër, grupet komuniste, dhe më 8 nëntor 1941 kërpudha e madhe që shkatërroi Shqipërinë deri më 1992.

Në librin ?Enigmat e 2 korrikut?, ish-drejtori i policisë së fundviteve ?90-të Dilaver Bengasi ka cituar një replikë në parlamentin e Serbisë, Jugosllavisë së asaj kohe, sipas të cilit shteti serb kishte vënë në dispozicion 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë.

Përgjigja nga administruesit e 20 milionëshit ishte se efektet e këtij “investimi” nuk do të ishin imediate.

(Shih, 20 milion dollarë në fillim të viteve 90, ishte më i madh se gjendja e buxhetit të krejt shtetit shqiptar n’ato vite.)

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet 94-95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin.

Dhe vertet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “zonës së parë operative”(perkthyer shqip enklava antishqiptare)ndaj depove të ushtrisë shqiptare. 1997-a. Armatosja kundër shtetit, i mirë apo i keq, siç ishte…, në fakt armatosja kundër Shqipërisë.

Masakrat, shkretimi ekonomik, politik, financiar e sidomos moral të shqiptarve, ikjet masive.

1 milion dollarë apo euro në favor të agjenturave, a mercenarëve mediatikë për punë antishqiptarë, për ca copa deti nga qeveria shqiptare, është një flluckë më shumë mediatike dhe pak diplomatike.

Mediat në liritë e tyre shesin e blejnë informacion, shesin e blejnë propagandë, shesin e blejnë heshtje apo çensura, “gosip” tani dhe foto, regjistrime telefonike dhe video informative, e do ta bëjnë këtë sa të jetë më e madhe liria e fjalës sesa shpifja penale diktatoriale.

Një milion fqinjit tonë i ka kushtuar vetëm heshtja ose propagandën në favor të shitësit.

Sherbimi ynë “inteligjent” po qe se është i tillë, duhet të verifikojë sa ka marrë “shitësi” për copën e detit tonë.

2. Mjafton me hap pak sytë shoku shqiptar, i çfardo-feje, i çfardo-ideologjie, more po dhe etnie qofsh dhe fare pak me hollu mendjen

se si në një dokumentar me regjisurë perfekte do të shfaqet epilogu pashiqist; “…një Shqipëri e dobët ekonomikisht dhe e ngatërruar mes vedi…”

Kush e ka terrorizuar Shqipërinë nga viti 1941 deri më 1992? Kush e vuri në ligj vëllavrasjen e shqiptarëve ose “luftën e përgjakshme të klasave?” Kush e falimentoi Shqipërinë për gjysëm shekulli?

Cili ishte ai që mbeti pa armë nga viti 1992-96 dhe sulmoi e shkatërroi ushtrinë shqiptare, me qëllim që të bënte dorëzimin e dytë të Kosovës pas vitit 1944 në duart e fqinjit?

Kush e  ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit?

Mercenarët shoku shqiptar. Mercenarët. Jo gazetarët.

Lajmet e fundit nga