LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e basteve sjell papunësi?/ Ahmetaj zbulon si do veprohet me 7900 vende pune

23 Tetor 2018, 09:18, Aktualitet CNA
Mbyllja e basteve sjell papunësi?/ Ahmetaj zbulon si do veprohet me 7900

Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot projektligjin për lojërat e fatit. Ku ndër të tjera ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka treguar edhe si do veprohet me personat që do të mbeten pa punë.

Ahmetaj tha se personat që mbeten pa punë nga mbyllja e basteve do punësohen përmes zgjerimit të ekonomisë.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Brace u shpreh se operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani.

Deputetja Evis Kushi i ka drejtuar një pyetje Ahmetaj, në lidhje me personat që mbeten pa punë. ?Mbyllen 7900 vende pune me mbylljen e lojërave të fatit. Pra kemi një plan për këta njerëz. A ka një plan të strukturuar për këta njerëz apo ata do shkojnë thjesht tek zyra e punës?.-pyeti Evis Kushi.

Ministri Ahmetaj deklaroi se ?Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Disa kompanive u kemi hequr licencën. Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë. Po behët zgjerim ekonomik në disa sektorë.

Ndërsa Braçe shtoi se ?Lojërat e fatit sollën shumë probleme sociale. Operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani. Ligji thjesht zbatohet. Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do përballet me të. Është shfrytëzuar varësia nga lojërat e fatit. Amendamentet që miratojmë sot i japin fund aktiviteteve të lojërave të fatit. Në vendet e zhvilluara bstet janë monopol i shtetit.?

Lajmet e fundit nga