LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi jep alarmin/ PS, sekt i rrezikshëm kriminal

23 Tetor 2018, 15:40, Aktualitet CNA
Kryemadhi jep alarmin/ PS, sekt i rrezikshëm kriminal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Vlorës, deklaroi se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin.

Më tej Kryemadhi ka dhënë alarmin se sot Partia Socialiste është kthyer në një sekt të rrezikshëm kriminal.

?Çdo ditë dhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen të pakta. Historia sa ka nisur. Në këto vite që qeverisi Rama, instaloi krimin. Vetëm përballë të rinjve, përballë shpresës, nuk mund t?i bëjë dot rezistencë njeri. Kam besimin tek të rinjtë, dhe do besoj tek ata. Ne sot kemi një PS që është kthyer në sekt kriminal dhe nuk është vetëm parti. Ndaj duhet të punoni shumë fort si të rinjtë e Vlorës. Çdo angazhimi i juaj do të jetë i rëndësishëm për ju dhe qytetin?, – u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga