LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncesionet e check-up, dializës dhe sterilizimit/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

23 Tetor 2018, 07:03, Aktualitet CNA
Koncesionet e check-up, dializës dhe sterilizimit/ Autoriteti i

Autoriteti i Konkurrencës, pasi ka hartuar një studim në tregun e shërbimeve spitalore, bazuar në gjetjet e një raporti eksperti eksperti për konkurrencën në Shërbimin Shëndetësor, ka vendosur që të hapë një hetim të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor për një periudhë gati 3 vjeçare, nga janari 2016 deri në 30 shtator 2018.

Në fokus të këtij hetimi rezulton se do të jenë tre koncesionet e dhëna në sistemin e shëndetësisë, ai i check-up dializës dhe sterilizimit, duke parë ndikimin qe kanë sjellë në konkurrencën në treg këto kontrata.

Vendimi për hapjen e hetimit u mor pasi pas vlerësimit të gjetjeve, është e vështirë të konkludohet për konkurrencën në shërbimin shëndetësor në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe eficensës ekonomike pasi çështjet e trajtuara në studim, që lidhen me konkurrencën në sistemin e shëndetësisë, e lidhur me koncesionet në këtë sektor kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës.

Studimi, sipas raportit të Konkurrencës  u mbështet në gjetjet e raportit të ekspertit ?Konkurrenca në Shërbimin Shëndetësor? dhe u fokusua në katër çështjet kryesore:

Nga analiza e informacionit të depozituar u konstatua se janë lidhur kontrata koncesionare për 3 shërbime; Koncesioni i Check ?Up, me objekt ?Për kontrollin mjekësor bazë 35-70 vjeç nëpërmjet një seti analizash të miratuara si dhe vizita mjekësorë, Koncesioni ?Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal steril, furnizimin me materiale mjekësorë steril njëpërdorimshëm në sallat kirurgjikale? dhe Koncesioni i Dializës, me objekt ofrimin e shërbimit të dializës sa më pranë vendbanimit të të sëmurit me insuficience renale kronike.

Përfituesi me i madh i fondeve buxhetore është QSUT dhe Spitali Amerikan. Të dy këta ofrues ofrojnë të njëjtat shërbime, por referuar numrit të rasteve të trajtuara vihet re qartë që Spitali Amerikan është i orientuar drejt shërbimit të dializës, kurse QSUT drejt shërbimeve të kontrollit të zemrës. Shërbimi i transplantit të veshkës është ofruar vetëm nga Spitali Amerikan.

Pas vlerësim të gjetjeve, është e vështirë të konkludohet për konkurrencën në shërbimin shëndetësor në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe eficensës ekonomike pasi çështjet e mësipërme kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës, thotë Konkurrenca

Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e Hetimit të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor.  Hetimi do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2016 deri në 30 shtator 2018./ Monitor

Lajmet e fundit nga