“Do t’ju nxijmë jetën”/ Paralajmërimi i frikshëm i Xhafajt – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Do t’ju nxijmë jetën”/ Paralajmërimi i frikshëm i Xhafajt

Publikuar

-

Pas publikimit të të dhënave për operacionin “Ndëshkimi i të fortëve” të nisur që prej 20 shtatorit që ka çuar në pranga mbi 300 persona, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj paralajmëron se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin në lokale, lagje e qytete. Kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, Policia do i nxijë jetë, kërcënon Xhafaj.

Po ashtu, ministri shkruan se së shpejti do të prezantohet paketa antikrim me masa më të ashpra.

“Forca e Ligjit në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor ‘Ndëshkimi i ‘të fortëve’ në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!
Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përball shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën!
Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”- shkruan Xhafaj në postimin e tij.

LEXO EDHE:  E la e dashura/ I riu plagos me thikë babë e bijë

Aktualitet

Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan/ Krimet e Rënda shpallin moskompetencën

Publikuar

-

By

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen e korrupsionit me autostradën Tiranë-Elbasan. Tashmë dosja ndaj ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika kalon te Gjykata e Tiranës.

Ndaj këtij të fundit ka rënë akuza e korrupsionit, ndërkohë që tashmë akuzohet vetëm për shpërdorim detyre.

Gjithashtu sot gjyqtarja Rexhina Memlika do të shqyrtojë kërkesën e Xhikës për lirim nga qelia.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mavraj bën premtimin e madh ëpr ndeshjen ndaj Uellsit/ Ja çfarë do të bëjmë nesër

Publikuar

-

By

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit ku foli edhe për problemet e fundit në ekipin Kombëtar.

“Janë përmendur shumë gjera që na mungojnë. Por, pavarësisht kësaj, ka skuadra që nuk kanë lider, po prap kanë sukses. Na mungon vetëbesimi që ta sjell suksesi. Nuk është se në këto ndeshje skemi pasur shanse. Nuk është se kemi treguar që lojtarët nuk kanë vullnet. Është mirë të kemi një lider që bën gola, të largon nga situata e keqe. Jemi Shqipëria, asnjëherë nuk kemi pasur lider. Janë vetëm 2 në botë.

Nuk ka asnjë shenjë c ‘rregullimi brenda skuadrës, nuk lejojmë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Nëse erdhi fundi i ciktit, car të bëjmë? Të ndalojmë e të presim të vijnë lojtarët e mirë? Puna duhet të vazhdojë, duhet pak kohë. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Jo vetëm armiqtë tonë, po dhe gazetarët po e vërtetojnë që Shqipëria është ndryshe. Kemi shumë arsye për këtë situatë. Janë rezultatet që të sjellin këtu.

LEXO EDHE:  Video-2500 euro për të kaluar kufirin/ Në pranga dy trafikantët

Është shumë e vështirë të përcaktosh një gjë që mungon. Janë shumë gjëra që mungojnë. Kemi edhe mundësi tjetër për t’u kualifikuar në Europian. Shqiptarët e kanë treguar që kohën e vështirë e kthejnë në forcë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll, ke sukses, s’ke sukses. Trajneri ka përkrahje maksimale nga çunat. Asnjëherë nuk ka ndodhur e kundërta. Nesër do luajmë edhe për trajnerin tonë.

Kur dalim në fushë, nuk gabojmë për inat të trajnerit, nuk luajmë kundër ti, këto gjëra që ndodhin janë pjesë e futbollit, ndodhin në çdo skuadër të botës. Ne mundohemi, nuk është se s’po mundohet. Kartoni i kuq i imi erdhi nga mbi ngarkimi, nga dëshira e madhe për të fituar. Kanë qene gabime individuale.

Mënyra e lojës që luajmë tani kanë ndryshuar si nata me ditën. Kemi bërë një zhvillim të madh në futbollin tonë. Jemi duke u fokusuar më shumë në sulm dhe normalisht që krijojmë hapësira”, u shpreh Mavraj.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Braktisja nga qeveria/ Fermerët paralajmërojnë falimentimin  

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime më fermerët në zonën e Beratit, ku ndau shqetësimin e braktisjes nga qeveria dhe rrugën e zgjidhjes, nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike dhe zgjedhjes me votë të lirë të një qeverie që nuk është e kapur nga krimi dhe oligarkët. Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, për të cilat Basha tha se zgjidhja është dhënë në programin e Partisë Demokratike.

“Nëqoftëse nuk të rimburson psh plehun që të ta japë jo në atë kosto, plasmasin nuk ta jep, 20 përqindëshin ta ka hequr, çfarë ngeli për ne? Nëse do të ndiqet kjo, është shumë e afërt që këtu do të falimentojnë të gjithë, pa përjashtim.”tha një fermer.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se “Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.”

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Poshnjë, pronarë të disa serave, Kreu i opozitës u shpreh se qeveria Rama punon për një grusht klientësh të saj dhe taksat e shqiptarëve shkojnë për të pasuruar këtë pakicë të koruptuar, duke ndarë me ta 2.2 miliardë euro.

“Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët.  Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë” – tha Basha.

LEXO EDHE:  E la e dashura/ I riu plagos me thikë babë e bijë

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i njohu ata me zgjidhjen që ofron Partia Demokratike, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë ata që përdorin automjetet.

“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.”- u shpreh Lulzim Basha.

Që ky plan të konkretizohet, kreu i opozitës u tregua i hapur me fermerët në Berat për pengesën që ndodhet përpara, pengesë e cila duhet larguar nëpërmjet bashkimit.

“Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!”- tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
“Tirana historike, ç’fat e pret?”

“Artes” një program kushtuar kulturës dhe arteve e nis sot komunikimin me publikun me një emision kushtuar arkitekturës dhe zhvillimit...

Close