LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhëndri i Enver Hoxhës bashkë me Aurela Isufin organizojnë dokumentar, për vuajtjet gjatë komunizmit

23 Tetor 2018, 19:25, Aktualitet CNA
Dhëndri i Enver Hoxhës bashkë me Aurela Isufin organizojnë

Vuajtjet e periudhës së komunizmit janë trajtuar në dokumentarin ?Kohën e bëjnë njerëzit?, realizuar nga gazetarja Desada Metaj.

Ceremonia për shfaqjen e dokumentarit është organizuar nga fondacioni Albanian Clutural Society, themeluar nga Domenick Scaglione, kryetare e bordit të së cilës është gruaja e kreut të PD-së, Lulzim Basha, zonja Aurela Basha. Ceremonia e organizimit dhe prezantimit është mbështetur gjithashtu edhe nga dhëndrri i djalit të diktatorit Enver Hoxha, Genc Boga. Boga është burri i mbesës së Enver Hoxhës, Valbona Hoxha.

Ky është një nga aktivitetet e para ku Aurela Basha del në publik, pasi daljet e saj janë tejet të rralla, por vlen të kujtojmë këtu se ajo ka shoqëruar bashkëshortin e saj, Bashën gjatë tri muajve qëndrim në çadër.

Gjatë fjalës së saj znj. Basha tha se ky dokumentar vjen si pjesë e një procesi më të madh të së kaluarës dhe si kontribut për një reflektim të thellë të shoqërisë shqiptare.

Lajmet e fundit nga