LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi i PD me 1 milionë lekë/ Reagon Akil Kraja

23 Tetor 2018, 16:42, Aktualitet CNA
Dënimi i PD me 1 milionë lekë/ Reagon Akil Kraja

Një vit më parë, anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, e akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për rritjen e çmimin të ujit më 40%, duke e lidhur atë me aferën e privatizimit të Ujësjellësit.

Sot Gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 1 milion lekë të Partisë Demokratike, për shpifje ndaj Veliajt.

Pas publikimit të vendimit ka reaguar edhe vetë këshilltari i djathtë, Akil Kraja.

Në një deklaratë për mediat, Kraja ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk është në shërbim të qytetarëve dhe mbron kryebashkiakun e gënjeshtar të Tiranës.

?Të mbrosh interesin e qytetarëve, rritjen abuzive të çmimit të ujit me 40% për banorët e Tiranës, sot përbën shpifje. Pra ky është realiteti?,- ka thënë ndër të tjera Kraja.

Deklarata e plotë:

Vendimi i Gjykatës nuk është në shërbim të interesave të qytetit. Ai varros ato copa të fundit të demokracisë qytetare në Tiranë. Është një vendim i cili i jep të drejtë propagandës në pushtet dhe dënon, duke konsideruar si shpifje debatin, mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Të mbrosh interesin e qytetarëve, rritjen abuzive të çmimit të ujit me 40% për banorët e Tiranës, sot përbën shpifje. Pra ky është realiteti.

Erion Veliaj arriti që, me debatin e shpifjes, me rilindjen e drejtësisë, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, sot të kërkosh demokraci të kërkosh një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.

Është një dënim fatkeq i cili mbron një kryebashkiak gënjeshtar.

Ai premtoi që çmimi i ujit, publikisht e ka thënë, që nuk do të rritet.

Ai premtoi që çmimi i transportit publik nuk do të rritet.

Ai premtoi moratorium për ndërtimet dhe sot ka ndodhur krejt e kundërta.

Ai premtoi se sikur edhe një pemë e vetme do të pritej,  do të jepte dorëheqjen.

Ai është një kryebashkiak gënjeshtar, që sot u paraqit para gjykatës së rrethit Tiranë si një viktimë e turbulluar shpirtërisht.

Ai kërkon të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien që është sistemi që na mban të bashkuar. Po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur ai kthehet në diktator, drejtësia në pushtim, në një grusht shteti.

Mendojeni edhe njëherë, Erion Veliaj ndihet i turbulluar shpirtërisht se ne e akuzojmë për një aferë për rritjen jo transparente të çmimit të ujit për banorët e Tiranës. Po kështu për taksat, manotariumin e ndërtimeve.

Janë me dhjetëra raportet ndërkombëtare që e konsiderojnë bumin e ndërtimeve në Tiranë si një lavatriçe për paratë e drogës.

Sot të thuash të vërtetën në Tiranë, të mbrosh demokracinë, të mbrosh dinjitetin e sovranit, dënohesh për shpifje.

Ky është realisht një tranzicion i tmerrshëm, një rikthim mbrapsht 27 vite, ky është një grusht shteti, që e nënshtron të drejtën të zgjedhurin, qytetarin që kërkon më shumë transparencë.

Dhe në këtë vendim që flasim sot vetë shteti shqiptar është deklaruar se rritja e çmimit është jo transparente, se nuk ka patur një arsyetim të mirëfilltë.

Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm , thjesht sepse jemi në periudhën e Rilindjes, rilindjes së drejtësisë, e cila po i nënshtrohet presionit të pushtetit

Pra këtu është realisht një diktaturë, është rikthim i një autoritarizmi, i cili e ka vendosur drejtësinë si një pushtet i pavarur krejtësisht në shërbim të pushtetit.

Ju faleminderit!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga