Connect with Us

Boks në PD-në e Shkodrës

Aktualitet

Boks në PD-në e Shkodrës

Publikuar

-

Përplasje të ashpra, deri në konflikte fizike kanë ndodhur gjatë proçesit të zgjedhjeve në degët e PD-së në Shkodër.

Burime nga dega i thanë CNA.al se në Shkodër ka filluar proçesi i zgjedhjeve i drejtuar nga Flamur Noka, por duket se situata është totalisht jashtë kontrollit.

Në njërin krah kandidojnë njerëzit e Voltana Ademit, kryetarja e Bashkisë, e cila kërkon të rikandidojë vitin e ardhshëm, dhe nga krahu tjetër kreu i degës Ramiz Çobaj kërkon të rikonfirmohet, por edhe rryma të tjera po përplasen për të pasur kontrollin e degës.

Mesohet se ish-boksieri Zef Gjoni është një nga personazhet që ka shkuar dhe është përplasur edhe fizikisht me disa nga grupseksionet e qytetit të Shkodrës, duke bllokuar zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike/Kush janë figurat e rëndësishme që mungojnë

Konfliktet po krijojnë një situatë të tensionuar dhe mjaft problematike në proçesin zgjedhor të kësaj dege.

Edhe në degën e Shkodrës ashtu si edhe në shumë degë të tjera, duan të dëbojnë qëndrestarë e njerëz me kontribute dhe të vendosin njerëz të cilët janë konfirmuar më parë nga Lulzim Basha në listat e parapërgatitura në Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke rikujtuar ato të vitit 2017 dhe kalimin në bashkëpunim ajo tha:

Akuzat e mia për zotin Basha vazhdojnë të jenë përsa i përket marrëveshjes së 2017-s dhe e dimë, ne jemi koshient që, në qoftë se LSI e solli Edi Ramën në 2013-n në pushtet me idenë që ishte koha e tij, sepse në fund të fundit ishte kryetari i Partisë Socialiste dhe i takonte Partisë Socialiste të drejtonte në atë kohë, në 2017-n ishte zoti Basha që e mbajti zotin Rama kryeministër, kështu që, qoftë LSI-ja apo qoftë PD-ja me djegien e mandateve i vunë vizën një lloj bashkëpunimi politik, që në shumicën e rasteve bashkëpunimi politik edhe për shkak të kulturës evropiane apo edhe të kulturës së politikës ndërkombëtare në vendet e zhvilluara, bashkëpunimi politik është një domosdoshmëri e cila e çon zhvillimin përpara.

Por, në Shqipëri, gjithmonë, bashkëpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik që mua me thënë të drejtën më ka krijuar pak skepticizëm kur ne flasim për stabilitet politik. Kam kuptuar që në tranzicion stabiliteti politik nuk është stabilitet politik./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Po transportonte gjashtë sirianë drejt Shkodrës/ E pëson keq i riu

LEXO EDHE:  “Sa keq për Amerikën...”/ Reagon sërish Trump: Demokratët po punojnë fort për të zhdukur votat tona

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

Publikuar

-

Nga

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje nga ngjarja që ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë.

LEXO EDHE:  Përçarja/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve, Basha përballë Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit

LEXO EDHE:  “Sa keq për Amerikën...”/ Reagon sërish Trump: Demokratët po punojnë fort për të zhdukur votat tona

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku takon themelues të PD/ “Të gjithë janë bërë bashkë për ndryshimin”

Publikuar

-

Nga

Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim  në Qytetin Studenti me themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë dhe  pedagogë. Një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, e konsideroi Tabaku në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.

“Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja e PD-së u shpreh se pas 25 Prillit nuk do të ndodhë asgjë tjetër përsa I përket pandemisë, vaksinimit por vetëm do të ikë kryeministri Edi Rama.

“Thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama.

Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani”, shtoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE