LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunim me Qeverinë/ Zbardhen propozimet e Shoqërive të Basteve

23 Tetor 2018, 12:00, Aktualitet CNA
Bashkëpunim me Qeverinë/ Zbardhen propozimet e Shoqërive të

Shoqëritë e Basteve Sportive, ?TopStart?, ?ITSGA? dhe ?Lottosport?, i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Komisionit të Ekonomisë.

Kjo letër është një thirrje për bashkëpunim, për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga projektligji që synon mbylljen e menjëhershme të këtij aktiviteti.

Shoqëritë e basteve propozojnë reduktim me 50% të pikave sekondare brenda 2019-ës, zbatimin e distancave prej 100 metrash nga institucionet arsimore dhe fetare, heqjen e reklamave nga mediat, monitorimin direkt nga organet shtetërore, kontribut për ndalimin e personave me varësi, nga pikat e basteve.

Letra e plotë

Ftesë Për Bashkëpunim

 

Drejtuar:        Zotit Edi Rama, Kryeministër

                        Zotit Arben Ahmetaj,  Ministër i  Financave

                        Zotit Gramoz Ruci, Kryetar I Kuvendit

                        Komisionit te Ekonomise dhe Financave

Për dijeni:      Opinionit Publik

 

Shoqërite e Basteve Sportive: TopStart, ITSGA, Lottosport, në vijim të përpjekjeve  të tyre për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga projektligji që synon mbylljen e menjëhershme të aktivitetit të tyre në 31.12.2018, shprehin publikisht gadishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse për të arritur  së bashku:

Ne besojmë se, nëpërmjet realizimit të këtyre objektivave, do të perputhen synimet legjitime të Qeverisë për të reduktuar këtë aktivitet dhe, në të njëjtën kohë, do të mbrohen interesat e bizneseve të këtij sektori dhe të të  punësuarve të shumtë në to. /CNA.al

Lajmet e fundit nga