LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Takim në Kryeministri/ Dhunohen studentët e ekselencës

22 Tetor 2018, 16:50, Aktualitet CNA
Video-Takim në Kryeministri/ Dhunohen studentët e ekselencës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me pamje tronditëse.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se gjatë takimit që ka mbajtur kryeministri Edi Rama me studentët e ekselencës në Kryeministri dy studente është nxjerrë jashtë me forcë.

Kjo ka ndodhur sepse studentja  i ka thënë Kryeministrit boll zhvate dhe mashtrove studentët.

Kurse Berisha këtë gjë e ka cilësuar si terror. Siç shikohet edhe në video, studentet tërhiqen zvarrë dhe dhunohet nga trupërojat, kurse kryeministri Rama shikon gjithë skenën pa më të voglin problem dhe vazhdon fjalimin.

Postimi i plotë

Ketij i thone terror takim!

Dhunohet ne kryeministri, nxirret me force nga salla dhe dergohet ne polici me urdher te Rames, studentja qe me guxim ia plasi ne fytyre Kallam Deshtakut duke i thene: Boll zhvate dhe mashtrove studentet. Ketij i thone terror takim! Sb/ CNA.al

Më poshtë videoja e plotë

Lajmet e fundit nga