LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të kam zili që përqafove mamin” Ardit Gjebrea preket gjatë emisionit dhe kujton të ëmën e ndjerë

22 Tetor 2018, 08:10, Aktualitet CNA
“Të kam zili që përqafove mamin” Ardit Gjebrea preket

?Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde??

Përmes këtyre fjalëve prekëse, Ardit Gjebrea njoftoi se nëna e tij, Meriopi kishte ndërruar jetë mëngjesin e katër gushtit.

Gjatë emisionit të së dielës, në rubrikën ?Kam një mesazh për ty?, Arditi u bë dëshmitar i një përqafimi të ngrohtë mes një nëne dhe vajzës në studio. Dhe moderatori nuk e fshehu dot faktin se u ndje xheloz për këtë përqafim.

?Të kam zili që përqafove mamin. Nuk e kanë të gjithë këtë fat? ? u shpreh Arditi.

Rastësisht gjyshja e vajzës, e cila ishte e ftuara e rradhës, kishte qënë mikeshë e të ndjerës, pasi kishin punuar në të njëjtin profesion.

?Unë kam qënë shoqe me mamanë tuaj se ka qënë arsimtare. Dhe më kujtohen fjalët që ju thatë, a do të mësohemi dot me mungesën e njerëzve që nuk janë më? ? tha gjyshja.

?Është e vështirë të mësohesh dhe besoj se nuk do të mësohesh kurrë dhe dhimbja do të jetë aty. Por familja ime, bashkëshortja, vajza e djali si dhe familja e madhe e së dielës ma lehtësojnë dhimbjen që kam, sepse unë nuk kam më në jetë as nënën e as babin.? ? tha Ardit Gjebrea.

Lajmet e fundit nga