LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" Artan Hoxha/ Qelbësirat që i shërbejnë qarqeve nacionaliste greke janë farë e keqe

22 Tetor 2018, 18:46, Aktualitet CNA
"Shpërthen" Artan Hoxha/ Qelbësirat që i

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një video të vitit 2011 të emisionit të tij ?Xhungël?, ku heq posterat elektoralë, të ish kreut të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Hoxha ndër të tjera ka kujtuar të gjitha krimet e kryera nga nacionalistët grekë, që nga masakra e Peshkëpisë, ku u vra një oficer shqiptar, deri te manipulimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës nga Bollano me vota të blera nga Athina.

Gazetari gjithashtu i ka quajtur farë e keqe, të gjithë ata shqiptarë që punojnë me devotshmëri për qarqet greke, të cilët duan të fshijnë Shqipërinë nga harta.

Ky mesazh i Artan Hoxhës merr shkas nga skandali i ditëve të fundit, ku u zbulua se shteti grek përdor një fond të posaçëm, për të manipuluar mediat dhe politikanët në Shqipëri.

Postimi i plotë

Nga fillimi i viteve 2000, gjithnje me eshte dashur te publikoj ne shkrime dhe emisionin Xhungel, fakte dhe prova qe nisin:
nga masakra e Peshkepise me 1994, ku u vra nje oficer dhe nje ushtar shqiptar nga komandot greke te MAVI, qe u futen ne brendesi te vendit tone nga spiune shqiptare te paguar prej Athines,…

per varrezat imagjinare te ushtareve greke ne jug te vendit mbushur me eshtrat e fshatareve te Kosines,…
per marrjen nen kontroll te Kishes Ortodokse Shqiptare nga emisare te sherbimeve sekrete greke, ….
per tradhetine e madhe te qeverive shqiptare ne marreveshjen e kufirit detar, …

per shkollat greke te hapura ne Himare nga njerezit e Vorioepirit,….
per zgjedhjet e manipuluara per bashkine e Himares fituar nga Vasil Bollano me votat e blera ne Athine dhe te transportuara me autobuze nga Greqia,…

per kamikazet e Agimit te Arte dhe spiunet e tyre shqiptare qe shfaqeshin ne cdo moment te trazuar politik te Shqiperise per te perfituar c?te mundin ne jugun e vendit…

per gjithe qelbesirat qe mbajne ne pasaporte kombesine e vendit tim, por qe i sherbejne me zell dhe devotshmeri qarqeve me te ndyra nacionaliste greke, te cilet duan ta fshine nga harta Shqiperine…
ptuuu fare e keqe….

Hyni ne kanalin Xhungel ne youtube dhe shikoni sa emisione u jane kushtuar qelbesirave qe hartojne lista te gatuara ne Athine… /CNA.al

Lajmet e fundit nga