Kryesore Show Biz
Plas sherri në emision, Robert Berisha: Këngëtare playback-u, unë vija nga Kukësi bëja 14 orë rrugë!

Mbrëmjen e së shtunës figura të njohura të ekranit dhe muzikës shqiptare ishin të ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.
Ndër to, këngëtarët pjesëmarrës në rubrikën “Ndaje ose haje” ishin Ronela Hajati, Zajmina Vasjari dhe Robert Berisha.
Zajmina i drejtoi Robertit pyetjen se cila ishte “Pagesa më e lartë që kishte marrë në një koncert”. Ai iu përgjigj 3000 euro dhe kjo e fundit i tha se kjo ishte një shifër shumë e ulët pasi ajo në kohën e saj merrte 5000.
Më pas debati agravoi dhe këngëtarja tjetër Ronela Hajati u përfshi në bisedë.
DEBATI
Roberti: Unë këndoj nga e hëna deri të shtunën, ju një herë në jetë.
Ronela: Po kur ka pas kënduar Zaimina ti nuk ke pas kënduar.
Roberti: Unë kam bërë muzikë në ’94-ën. Kam bërë muzikë në sheshin Skënderbej, kam ardhur nga Kukësi, 14 orë rrugë. Mos flasim për muzikë se kam 20 vjet.
Ronela: E mirë 100 t’u bëfshin.
Roberti: Vazhdojmë o këngëtare playback-u.
Ronela: Mua më vjen anash ti dhe të tërë (ia ktheu Ronela me shaka).