LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni për kapjen e Balilit/ Artan Hoxha tregon detajet

22 Tetor 2018, 11:40, Aktualitet CNA
Operacioni për kapjen e Balilit/ Artan Hoxha tregon detajet

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të reja për operacionin e zhvilluar nga policia në fshatin Stjar të Delvinës, ku ndodhet edhe banesa e të shumëkërkuarit, Klement Balili, i njohur si Escobari i Ballkanit.

Duke folur nga studio e lajmeve të Report Tv, Hoxha është shprehur se ndaj të arrestuarit Petro Kuçi, ka pasur një urdhër arresti dhe një mandat kontrolli. Hoxha ka shtuar mër tej se Kuçi kishte lidhje të forta me grupin e Shijakut

Ndër të tjera gazetari ka thënë se paralelisht aksionit për kapjen e Kuçit, janë kryer kontrolle  të imtësishme në banesat e vëllezërve të Balilit dhe në shtëpinë e këtij të fundit.

?Ka patur një urdhër arresti dhe një urdhër mandate kontrolli për Petro Kuçin, i cili banon në fshatin Stjar të Delvinës, i cili kishte lidhje me grupin e shijakut. Ndërhyrjet fillestare janë bërë rreth orës 6 e 30 minuta. Fshati Stjar nuk është një siprfaqje e madhe. Banesat e fisit Balili janë afër me njëra tjetrën. Ka një diferencë prej 5 min me banesat e Balilit dhe Petro Kuçit, i cili ka një lidhje të largët me familjen e Balilit. RENEA ka ndërhyrë diku rreth orës 16 45 minuta dhe ka qëndruar deri në orën 22:00. Janë kontrolluar pajisje elektroshtëpiake, bënesa, çdo gjë. Paralelisht është bërë kontrolli edhe në banesat e vëllezërv Balili, por kontrolli është ushtruar edhe në banesën e Balilit, ku nodheshin familjarët e tij. Kjo bëhet për të dekurajuar edhe personat e afërt të tij edhe personat që kanë pakënaqësi për Balilin?, tha Hoxha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga