LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megaoperacioni në 12 qytete/ Donika Prela zbardh detajet

22 Tetor 2018, 09:08, Aktualitet CNA
Megaoperacioni në 12 qytete/ Donika Prela zbardh detajet

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në një komunikim të përbashkët me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur në lidhje me arrestimet e djeshme dhe zbulimin e laboratorit në Has.

Prela është shprehur se arrestimi i ?të fortëve? ka ardhur pas një pune të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe agjencintë e huaja.

Drejtuesja e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se janë arrestuar 27 persona, ndërsja janë shpallur në kërkim 6 të tjerë. Gjithashtu Prela ka shtuar se janë lëshuar 44 masa arresti, ndërsa operacionet janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë nga Hasi në Sarandë.

Kujtojmë se ndër personat e arrestuar, janë edhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Prela ndër të tjera ka thënë se arrestimet janë kryer për veprat penale të trafikut të drogës dhe korrupsionit në administratën shtetërore. /CNA.al

Lajmet e fundit nga