LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klement Balili lë me “gisht në gojë” policinë

22 Tetor 2018, 06:45, Aktualitet CNA
Klement Balili lë me “gisht në gojë” policinë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA, ditën e djeshme,  kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet Klement Balili, apo i ashtuquajturi ?Escobari i Ballkanit?. Mësohet se operacioni ka nisur pasi sipas një informatori, Balili fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delvinës.

Por, në fakt ajo që ka ndodhur është se ose informacioni ka qënë i gabuar, ose operacioni është dekonspiruar dhe Balili ka lënë me ?gisht në gojë? policinë. Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit është ndërprerë pa sukses.

Kujtojmë këtu se operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa superoperacione të tjera, ku ditën e djeshme u arrestua në lokalin e tij, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që ende vijon operacioni për arrestimin e  Lul Berishës.

Lajmet e fundit nga