LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën"/ Rama paralajmëron shkarkime

22 Tetor 2018, 10:17, Aktualitet CNA
"Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën"/

Ditën e sotme, shefi i qeverisë Edi Rama, mblodhi në mënyrë urgjente grupin e Partisë Socialiste, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend dhe dy nismat e fundit të mazhorancës për shpifjen dhe bastet.

Mësohet se gjatë mbledhjes Rama ka folur me tone të forta,  duke thënë , se në mesin e socialistëve, janë disa drejtorë legena, që nuk po e bëjnë siç duhet detyrën dhe po u nxijnë fytyrën.

?Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion dhe keqmenaxhim?, tha Rama gjatë mbledhjes.

Kryeministri gjithashtu u kërkoi deputetëve të tij të mos mungojnë në seancën e së enjtes, si dhe të denoncojnë çdo shpifje ndaj tyre. /CNA.al

Lajmet e fundit nga