LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu arrestua vëllai/ Jep dorëheqjen Drejtori i Patentave

22 Tetor 2018, 14:08, Aktualitet CNA
Iu arrestua vëllai/ Jep dorëheqjen Drejtori i Patentave

Drejtori i Patentave Arben Isaraj ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen , pas arrestimit të vëllait të tij, Altin Isaraj.

Gjithashtu e ditur bëhet se Isaraj, ia ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Arben Isaraj u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor vitin e kaluar.

Emërimi i Isarajt në këtë detyrë në  atë kohë u bë nga kryeministri Edi Rama. / CNA.al

Lajmet e fundit nga