LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të pendohet për të gjithë jetën: Ish-banorja e Big Brother humbet milionat live

22 Tetor 2018, 08:53, Aktualitet CNA
Do të pendohet për të gjithë jetën: Ish-banorja e Big

Ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj humbi 20 milionë lekë të vjetër në emisionin më të ri të ?Top Channel?, ?Dilema?.

Ajo ishte pjesmarrëse në këtë program ku shoqërohej nga vjehrri i saj, të cilin e quajti ?babai im i dytë?, dy kushërirat dhe shoqja e ngushtë.

Fillimisht Jona zgjodhi valixhen me numër 21, që është ditëlindja e vajzës, e cila sot mbushte 10 muaj dhe ditëlindja e bashkëshortit.

Ky qëlloi një numër me fat për Jonën, por ajo nuk i qëndroi besnike deri në fund.

Pasi numri i valixheve të hapura nga Jona u rrit ndjeshëm dhe në fund mbetën shuma të vogla prej, 2-5 lekësh dhe shuma e madhe prej 20 milionë lekësh, bankieri i propozoi Jonës të bënte vetë një ofertë.

?Më jep 2 milionë lekë dhe unë të shes valixhen me numrin që kam?.

Ky ishte vendimi i papritur Jonës e cila nuk e dinte aspak që valixhja e saj përmbante 20 milionë lekë. Në valixhen e zgjedhur fillimisht, ndodheshin plot 20 milionë lekë të vjetra, të cilat me zarfin e valixhes X (dyfishim), mund ta çonin konkurrenten në shtëpi me 40 milionë lekë të vjetra.

Bankieri pranoi ofertën dhe ish-banorja e Big Brither si përfundim shkoi në shtëpi me 2 milionë lekë.

Lajmet e fundit nga