Connect with Us

“Ditë të zeza për ta po vinë”/ Zbulohen prapaskenat e arrestimit të ish-deputetëve socialistë

Aktualitet

“Ditë të zeza për ta po vinë”/ Zbulohen prapaskenat e arrestimit të ish-deputetëve socialistë

Publikuar

-

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka reaguar pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se arrestimet të dielen në darkë janë “versione të vjetra komuniste po përdor lideri galaktik”.

Sipas Ollit, arsyeja është e thjeshtë, “me një gur vrasim dy zogj”, pra Rama po bën kurban disa të fortë që i kryen detyrat e shtëpisë, me qëllim që t’u hedhë hi syve ndërkombëtarëve.

Por, Olli paralajmëron se “këtë herë, laku është më i fortë nga sa e mendon…. Ditë të zeza për ta po vijnë”.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ PËRSE LULZIM BASHA NUK MË PENGON DOT TË PROTESTOJ?

Arrestime të djel në darkë, si arrestimi i Fullanit, versione të vjetra komuniste po përdor lideri galaktik….. Njësh…. Arsyeja???!!! Thjesht fare, me një gur vrasim disa zoçka: bëjmë kurban ca koka që i mbaruan detyrat e shtëpisë; një “trimërim” ndaj shokëve të fortë që e kanë vënë me shpatulla pas murit për të tregur se di të kafshojë dhe versioni “Lazarat” për të hedhur melan syve të nderkombëtarëve…. Njësh Edi, me të vetën, por i ka bërë hesapet pa hanxhinë…. këtë herë, laku është më i fortë nga sa e mendon…. Ditë të zeza për ta po vijnë, qofshin të bardha për Shqipërinë…..

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koreja e Veriut me mesazhe të përziera për bisedimet me Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Koreja e Veriut minimizoi të martën mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi që udhëheqësi i saj Kim Jong Un, la të nënkuptohet një mundësi e tillë.

Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara duket të kenë pritje “të gabuara” lidhur me komentet e fundit të vëllait të saj.

“Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e interpretojnë situatën në një mënyrë të tillë që të kërkojnë ngushëllim për vete. Pritja, të cilën ata zgjodhën të krijojnë në mënyrë të gabuar, do t’i zhysë ata në një zhgënjim më të madh”, tha aji në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Shtetërore Koreane e Lajmeve.

Në një takim të partisë javën e kaluar në Phenian, Kim Jong Un tha se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur për të “bisedimet dhe përballjen”.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, i tha të dielën programit të lajmeve të rrjetit televiziv ABC “This Week”, se komentet e Kimit ishin një “sinjal interesant” por ai donte shenja më të qarta nga Pheniani. Ai përsëriti gjithashtu se Uashingtoni dëshiron të rifillojë negociatat e drejtpërdrejta për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përfundoi rishikimin e politikës ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar, duke thënë se ishte e hapur për bisedime, por këmbëngulë që Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga armët bërthamore.

Gjatë një vizite këtë javë në Seul, Sung Kim, i dërguari amerikan për Korenë e Veriut, tha se ai shpreson që Koreja e Veriut të përgjigjet pozitivisht për t’u takuar “në çdo kohë, kudo dhe pa parakushte”.

I dërguari amerikan po takohet këtë javë me homologët e tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të portretizuar një qëndrim të bashkuar mbi çështjen e Koresë së Veriut.

Pavarësisht nga vrulli i aktivitetit diplomatik, deklarata e Kim Yo Jong lë të kuptohet se ka pasur pak përparim në rinisjen e bisedimeve, thonë disa analistë.

“Ne kemi qenë duke pritur për sinjalet vijuese nga Pheniani pas deklaratave të fundit të Kim Jong Unit për të ndihmuar në sqarimin e asaj çfarë është thënë. Deklarata e Kim Yo Jong fillon ta bëjë këtë. Ndërsa ajo nuk e mbyll plotësisht idenë se diplomacia mund të rifillojë, ajo duket se sugjeron se nuk ka gjasa tani për tani”, tha Jenny Town, një specialist për Korenë në Qendrën Stimson me seli në Uashington.

LEXO EDHE:  30 vjet nga eksodi shqiptar/ Ministri italian: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj

LEXO EDHE:  30 vjet nga eksodi shqiptar/ Ministri italian: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj

Koreja e Veriut ka bojkotuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019. Në një takim me Kim Jong Unin në shkurt të atij viti, ish presidenti Donald Trump refuzoi një ofertë sipas së cilës Pheniani do të shpërbënte një kompleks bërthamor të rëndësishëm në këmbim të heqjes së shumicës së sanksioneve nga Uashingtoni.

Që atëherë, pandemia e koronavirusit përmbysi gjithçka. Koreja e Veriut hyri në një bllokadë të rëndë në janar të vitit 2020, duke ndërprerë pothuajse të gjitha kontaktet me botën e jashtme dhe madje duke ndaluar tregtinë me Kinën.

Në një takim me udhëheqësit e lartë, Kim Jong Un javën e kaluar zyrtarisht pranoi se vendi i tij po përballet me një situatë ushqimore “të tensionuar”.

Disa raporte të mediave të huaja, duke cituar burime brenda Koresë së Veriut, flasin për rritje masive të çmimeve dhe mungesa të ushqimit. Sidoqoftë, konfirmimi i rrëfimeve të tilla është i vështirë pasi që shumica e të huajve, përfshirë punëtorët e ndihmës dhe diplomatët, janë larguar nga vendi gjatë pandemisë.

“Kim ndjen nevojën për të trajtuar vuajtjet e brendshme duke thirrur mbledhje të profilit të lartë të qeverisë më shpesh sesa babai dhe gjyshi i tij. Këto takime janë kryesisht teatër politik për të mbuluar dështimet e planifikimit ekonomik dhe kontrollin shtypës shoqëror”, tha Leif-Eric Easley, profesor në Universitetin Ewha në Seul.

Koreja e Veriut këmbëngul para botës së jashtme se nuk ka gjetur raste të të prekurve nga koronavirusi brenda kufijve të saj – një pohim pothuajse i pamundur që është diskutuar gjerësisht nga ekspertët. Një shpërthim i madh i pandemisë mund të jetë shkatërrues për Korenë e Veriut, një vend i varfër që nuk ka infrastrukturë të përshtatshme shëndetësore dhe furnizime mjekësore./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjen “Mbretëresha”/ Gjigantët e botës bëjnë “lufte” në Mesdhe

Publikuar

-

Nga

Një numër i madh anijesh dhe avionësh të SHBA-ve dhe Britanisë së Masdhe kryen manovra ushtarake gjatë ditëve të fundit përballë ujërave siriane duke shqetësuar jo pak aviacionin rus.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tensioni është i lartë në këtë rajon të Mesdheut ku tashmë gjenden të dislokuara një numër i madh anijesh dhe avionësh nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.-raporton abc.

Madje, sa i përket britanikëve, pak orë më parë kaloi nëpër Gjibraltar edhe aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elisabeth”, fjala më e fundit e teknologjisë, e cila mban avionët e famshëm F-35.

LEXO EDHE:  Rama “lëshon dorën”/ Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe kompensimi për bizneset

LEXO EDHE:  "I zhytët fëmijët në terrin e paditurisë"/ Basha i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Ramës

Gjatë stërvitjeve të amerikanëve dhe britanikëve, në ajër janë ngritur edhe disa avionë rusë nga baza e tyre në Sirinë veriore duke ndjekur veprimet e aleatëve të NATO-s.

Më herët, Rusia kishte dërguar disa bombardues bërthamorë në Siri, një veprim ky që u lexua si tregim force që Putin i bën administratës Biden sa i përket prezencës në Mesdhe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KLP kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë/ Të vaksinohen prokurorët, OPGJ dhe stafi administrativ

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë,  vaksinimin e prokurorëve, Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe stafit administrativ të Prokurorive.

“Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE