LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i studentëve/ Reagon deputeti demokrat

22 Tetor 2018, 17:14, Aktualitet CNA
Dhunimi i studentëve/ Reagon deputeti demokrat

Pas dhunës së ushtruar ndaj studentëve të ekselencë në ambientet e Kryeministrisë ku Rama ishte duke zhvilluar një takim, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se sjellja e Ramës në këtë takim ishte sjellje prej banditi.

Më tej deputeti demokrat ka thënë se qëndrimi që mbajtën të pranishmit në sallë pasi studentët u dhunuan nga Rama nëpërmjet Gardës, ishte i turpshëm.

Postimi i plotë:

SJELLJE PREJ BANDITI

Kryeministri Edi Rama përmes Gardës dhunon direkt rininë shqiptare.

Por karakteri prej krimineli bëri që EDVINOVIÇI të heshtë dhe të jetë i ftohtë përballë dhunës ndaj të rinjve. Dhunë e orkestruar prej tij edhe pse ai u mundua ta fshehë.

Turp edhe qëndrimi që të pranishmit mbajtën në sallë, të cilët edhe pas kësaj shfaqje skandaloze vijuan të dëgjojnë kryeministrin dhunues.

SHIHNI SHFAQJEN E TURPSHME / CNA.al

Lajmet e fundit nga