LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon skenari i propagandës/ Rama urdhëroi dhunimin e studentëve të ekselencës

22 Tetor 2018, 16:42, Aktualitet CNA
Dështon skenari i propagandës/ Rama urdhëroi dhunimin e

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar dhunën e ushtruar në ndaj studentëve të ekselencës në një takim me kryeministrin Edi Rama.

Vokshi teksa dënon këtë akt të rëndë shkruan se dhuna e ushtruar ndaj tyre ishte urdhër i Ramës, pasi i prishën shfaqjen e propagandës.

Më tej deputetja demokrate shkruan: ?Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media?.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës.

Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente.

Urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.

Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.

Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.

Shprehim shqetesimin per censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t?u kujtonte burgun./ CNA.al

Lajmet e fundit nga