LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Prianka nuk është shtatzënë, Gori merr bekim nga Om

22 Tetor 2018, 07:25, Aktualitet CNA
Bixhoz me dashurinë/ Prianka nuk është shtatzënë, Gori

Anika i tregon Kaminit se hapi i parë i planit ishte që ajo të zëvendësonte Priankën. Mahi shkon në dhomë i shqetësuar dhe mendon si të nxjerrë Kaminin nga kjo çështje. Shivai i gjuan në kokë dhe Mahi bie pa ndjenja.

Kamini thotë se Prianka është shtatzënë dhe do jetë një mama e pamartuar. Shivai vjen dhe thotë se Prianka nuk është shtatzënë. Ai zbulon që e gjitha ishte plani i Ranvirit. Ranvir i ka dhënë Priankës ilaçe që t?i shfaqeshin simptomat e shtatzënisë dhe në këtë mënyrë të martohej me të për para. Texh nxehet dhe i thotë Ranvirit se do e vrasë. Kamini i kujton që kanë Somian. Somia shfaqet papritur. Kamini dhe Ranvir habiten. Zbulohet që Rudra e ka shpëtuar Somian. Shivai i tregon Kaminit që ajo nuk ka as diamantët pasi ato i morën sërish. Pinki përzë Kaminin dhe Ranvirin. Shivai i ndalon dhe i thotë Priankës të shkojë. Ajo shkon tek Ranvir dhe i gjuan në shpullë për ato që i ka bërë. Kamini thotë si guxon dhe ngre dorën për t?i gjuajtur Priankës. Shivai e ndalon dhe i thotë se nëse bën edhe një gabim nuk do e tolerojë më.

Ndërkohë Gori bëhet gati për të kënduar dhe vrapon por përplaset me Omin. Shalli i mbulon fytyrën dhe Om nuk mundet ta shohë. Gori largohet por i bie byrzylyku. Om e merr atë. Gori këndon. Zvetlanës i duket fytyrë e njohur. Om dëgjon zërin e ëmbël të Gorit dhe pyet veten kush është kjo vajzë. Zvetlana e vërtet zgjohet. Ndërkohë Zvetlana tjetër ka bërë një plan për të vrarë Xhanvin. Gori ulet për t?u falur. Om përplaset me një vajzë dhe vret dorën. Gjaku i tij bie në kokën e Gorit. Ajo e pranon këtë si bekim nga ana e bashkëshortit të saj dhe lyen vijën e kokës me gjakun e Omit. Xhanvi e sheh këtë dhe habitet. Zvetlana e vërtet del nga bodrumi. Xhanvi kërkon për Gorin.

Lajmet e fundit nga