Connect with Us

Arrestimi i bandës së Shijakut/ Zbardhet veprimtaria e frikshme kriminale

Aktualitet

Arrestimi i bandës së Shijakut/ Zbardhet veprimtaria e frikshme kriminale

Publikuar

-

Ditën e djeshme, policia arriti të vinte në pranga vëllezërit Avdyli, të cilët konsiderohen “të fortët” e Shijakut. Ndaj tyre rëndojnë një sërë veprash penale, duke nisur që nga vrasjet, gjobvëniet, trafik droge dhe prostitucion.

Zinxhiri i vrasjeve fillon në vitin e largët 1996, kur u vra kushuriri i Astrit Avdylit, Dritan Avdyli.Shkak për vrasjen e tij u bë gjobvënia ndaj biznesmenit, Tefik Hyka, pronar tullash në Vlorë.

Ky i fundit ishte gjobitur nga Avdyli dhe kishin lënë si takim zonën e njohur si “4 Rrugët” në Shijak, për të bërë dorëzimin e parave. Në këtë moment Avdyli qëllohet me breshëri armësh, nga Durim Kusi, një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, me porosi të biznesmenit vlonjat.

Ndërkohë persona të paidentifikuar, tentuan të vrisnin Tefik hykën në lokalin e tij në kryeqytet vitin e kaluar, por atentati dështoi. Që nga ai moment për Hykën ka shumë pak informacion.

LEXO EDHE:  Kthimi i pushuesve nga plazhi/ Policia bën “kërdinë” me gjoba, ndëshkon mbi 500 shoferë

Më pas fillon kalvari i hakmarrjeve, ku Astrit Avdyli, vret personin që nxorri në pritë kushëririn e tij, ndërsa i vëllai Shkëlqim Avdyli ekzekuton Durim Kusin, vrasësin me pagesë të Dritan Avdylit.

Përsa i përket pjesëtarëve të tjerë të grupit, Jasmin Avdyli, është dënuar më parë në Itali për vrasjen e një marshalli dhe pas kryerjes së dënimit jeton në Shijak, ndërsa Flamur Avdyli ka emigruar në Gjermani që prej vitit të largët 1996 së bashku me vëkllezërit dhe dyshohet se merret me trafik heroine. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të moralshmit që janë prekur nga fjalori im”/ Murrizi i nxjerr videon Ramës: Mor qen.. mor zagar…

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku i përgjigjet gjithë atyre që e kritikuan për fjalorin e rëndë që ka përdorur në komentimin e ceshtjes së patronazhistëve.

Duke ‘justifikuar’ fjalorin e tij, Murrisi ka publikuar dhe videon e kryeministrit Rama, ku fyen një qytetar me fjalor të rëndë banal.

LEXO EDHE:  Lazarat/ Policia: 45 të shoqëruar, dy të arrestuar

LEXO EDHE:  Tentoi ti shpëtonte policisë, bie në humnerë me gjithë makinë

“Per keta mender te “ moralshem” qe me bejne derr derr me komente se qenkan “ prekur” nga fjalori im per felliqesirat patronazhist te Lindes se rilindjes

Degjoni kete komunikim mes nje qytetari emigrant dhe shefit te fuksave patronazhist km, e pastaj komentoni si te “ indijuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë do ta paketojnë 3D/ “Kryemadhi akuza Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit nga qyteti i Durrësit.

Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se bën mashtrime me 3D. Sipas saj, të rinjtë e Shqipërisë do ta paketojnë Ramën në 3D më datë 25 prill.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart.

Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE