LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ajola Xoxa del në publik për herë të parë pas lindjes dhe arsyeja është akoma më e veçantë

22 Tetor 2018, 09:40, Lifestyle CNA
Ajola Xoxa del në publik për herë të parë pas lindjes

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa është shfaqur për herë të parë në publik pas lindjes së djalit.

Edhe pse kryebashkiakun e kemi parë shpesh herë në krye të detyrës, kjo është hera e parë që Ajola u fotografua pasi u bë nënë.

Bashkë me Erion Veliajn për dore, Ajola shkoi në festën e pagëzimit të vajzës së kreut të grupit të PS-së Taulant Balla.

E veshur me një fustan bojëqielli të gjatë, Ajola dukej rrëzëllitëse edhe pse kanë kaluar pak ditë nga ardhja në jetë e vogëlushit Kajan.

Ajo i qëndronte pranë Veliajt, i cili ishte zgjedhur kumbar për pagëzimin e vogëlushes së Ballës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bekuan me një vogëlush dy javë më parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Kajan.

Ata nuk e kanë fshehur në publik entuziazmin e të qënit prindër për herë të parë, me deklarata emocionuese në rrjetet sociale dhe foto profesionale të bëra pak kohë para ardhjes në jetë të të voglit.

Lajmet e fundit nga