Connect with Us

U vunë prangat/ Kush i fundosi ish-deputetët e Ramës

Aktualitet

U vunë prangat/ Kush i fundosi ish-deputetët e Ramës

Publikuar

-

Në tre orë dy ish-deputetë të Partisë Socialiste janë arrestuar. Kujtojmë këtu se në pranga kanë rënë ish-deputeti i qarkut Lezhë, Arben Ndoka dhe ish-deputeti i qarkut Fier Arben Çuko.

Për arrestimin e Çukos ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni tha se shkarkua në datë 3 shtator nga detyra për keqmenaxhim të burgjeve dhe dyshimeve për korrupsion.

“Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve. E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre”, – shkruhej në njoftimin e Ministrisë se Drejtësisë për media.

Ndërsa Ndoka u arrestua bashkë me vëllanë e tij, Xhevair Ndokën pas një hetimi disa mujor.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.  Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave”, – shkruhej në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Fenomeni në vite/ LSI, ç’armiqësi me PS-në, ç’miqësi me PD-në!

Pra nga e gjitha kjo rezulton se si Ndoka  ashtu edhe Çuko u arrestuan, pas hetimeve disa mujore dhe disa përgjimeve.

Kujtojmë këtu se edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e  paralajmëroi arrestimin e tyre, disa kohë më parë.

Në një konferencë për mediat ai tha “T’ju  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publikun dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë./ CNA.al

Detaje të reja/ Si iu vunë prangat ish-deputetit socialist

Arrestimi i ish-deputetit të PS-së/ E shkuara kriminale e Arben Ndokës

Ish-deputetët e Ramës në pranga/ PD tallet keqazi me kryeministrin

 

Fakte/ Xhafaj paralajmëroi arrestimet ish-deputetëve të Ramës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Kufiri detar me Greqinë/ Paloka i kërkon llogari Ramës: Pse s’dëgjon Myslim Pashën?

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Me urdhër të Ramës, policia dhunon protestuesit në Shkodër

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Foto-Paralajmërohen ministrat dhe kryebashkiakët e Ramës/Kush kapet me “atë” futet në burg

LEXO EDHE:  Basha pranon humbjen në tavolinë, me refuzimin e listave të hapura



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE