Connect with Us

“The Simpsons” na habisin sërish, parashikuan legalizimin e kanabisit në Kanada 13 vite më parë

Aktualitet

“The Simpsons” na habisin sërish, parashikuan legalizimin e kanabisit në Kanada 13 vite më parë

Publikuar

-

Mesa duket edhe një herë tjetër, ‘The Simpsons’ kanë qenë disa vite përpara në kohë. Kësaj radhe, rezulton që komedia e animuar ka parashikuar legalizimin e kanabisit në Kanada, 13 vite më parë.

Duke filluar nga 17 tetori, është krejtësisht e ligjshme që të konsumohet marihuanë rekreative në Kanada.

Në vitin 2005, në episodin e quajtur ‘Midnight Rx’, të filmuar gjatë sezonit të 16 të show-t të njohur, Zoti Burns fillon një biznes marketesh zinxhir të cilit përgatisnin barna me recetë të përballueshme në Springfield, Illinois.

Homeri dhe gjyshi Simpson fillojnë kontrabandën e barnave më të lira nga Manitoba, Kanada, dhe zbulojnë se janë lavdëruar si heronj.

LEXO EDHE:  Ç’po përpiqen t’ju thonë ëndrrat?

Ndërsa në Kanada, Ned takohet me versionin e tij kanadez – me kaçurrela afrikane – por atij i pëlqen menjëherë pasi homologu i tij përpiqet t’i japë atij një ‘reeferino’. Reeferino si duket është një lloj bari.

“Është e ligjshme këtu”, i tregon Ned-i kanadez homologu i tij amerikan.

The Simpsons ka parashikuar ngjarje të tjera historike më parë, më së shumti rritjen eventuale të Trump-it si president.

Seriali i animuar ka parashikuar presidencën e Trump-it në një episod surreal ku Bartit i është dhënë një dritare në të ardhmen. Në të ardhmen, ai gjeti një vend të gjunjëzuar  nga keq-menaxhimi financiar dhe një valë krimi që u soll në vend nga Donald-i.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha kryeson në Librazhd/ Sa vota kanë marrë kandidatët

Publikuar

-

Nga

Basha kryeson në Librazhd/ Sa vota kanë marrë kandidatët

Lulzim Basha kryeson listën me 545 vota në Librazh. Ky është rezultati që ka arritur të sigurojë CNA.al, pas mbylljes së procesit të numërimit.

I dyti renditet Agron Shehja me 56 vota, më pas Fatbardh Kadilli me 7 vota dhe Edith Harxhi me 4 vota.

Ndërsa të pavlefshme kanë dalë 9 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kurbin/ Zbardhet rezultati

Publikuar

-

Nga

Edhe në Kurbin ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Sipas burimeve zyrtare për CNA.al nga qendra numërimit, rezultatet janë këto.

Lulzim Basha ka arritur të fitojë 1016 vota, Agron Shehaj 74 vota, Edit Harxhi 8 vota dhe Fatbardh Kadilli 7 vota./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet numërimi në Gramsh/ Basha kryeson bindshëm, ja rezultati final

Publikuar

-

Nga

Mbyllet numërimi në Gramsh/ Basha kryeson bindshëm, ja rezultati final

Ka përfunduar procesi i numërimit në Gramsh. Burime zyrtare për  CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki kryeson kreu aktual Lulzim Basha me 340 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 74 vota, e treta renditet Edith Harxhi me 20 vota dhe më pas Fatbardh Kadilli me 16 vota.

Ndërsa vetëm 8 vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE