LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hodhi ushqimin në koshin e plehrave/ Gazetari “masakron” Renato Mekollin

21 Tetor 2018, 10:21, Aktualitet CNA
Hodhi ushqimin në koshin e plehrave/ Gazetari “masakron” Renato

Gazetari Armand Bajrami ka reaguar, pas gjesteve që shefi i kuzhinës Renato Mekolli bërë gjatë emisionit  ?Hell?s Kithchen?.

Kujtojmë se ky i fundit hodhi ushqimin , në koshin e plehrave dhe i hodhi në dysheme mishin një vajze, sepse kishte gatuar dy racione dhe jo një.

Në një postim në rrjetet sociale Bajrami shkruan se mirëkupton tentativën e Renato Mekollit për të imituar patetikisht Gordon Ramsay, por Shqipëria është e mbushur me agresivitet dhe ndaj shfaqe të tilla  janë të tepruara në media.

?Ai Gordoni ne cdo tre fjale u thoshte “fuck you” konkurenteve. Dmth, ne kete vije i bie qe ne serite e radhes (ata qe do e ndjekin) do shohin Renato tek shan nga robt cunat e gocat?, – ka shkruar gazetari më tej në postimin e tij.

Postimi i plotë

E mirekuptoj edhe formatin, edhe spektaklin televiziv, edhe tentativen per te imituar patetikisht Gordon Ramsay (e pashe ne youtube, se nuk e njihja), por ne nje Shqiperi te tejngopur nga agresiviteti (e gjejme tek fqinji, tek kamarieri, tek pronari i lokalit, tek kembesori, tek shoferi pas nesh ne trafik, tek punonjesi i administrates dhe kudo tjeter) nuk na duhej agresivitet edhe ne nje program gatimi…

p.s.Ai Gordoni ne cdo tre fjale u thoshte “fuck you” konkurenteve. Dmth, ne kete vije i bie qe ne serite e radhes (ata qe do e ndjekin) do shohin Renato tek shan nga robt cunat e gocat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga