LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doni të bëheni milionerë? Këto janë parimet që duhet të keni

21 Tetor 2018, 20:35, Aktualitet CNA
Doni të bëheni milionerë? Këto janë parimet që

Sot shqetësimi kryesor i njerëzve më të pasur në botë nuk është domosdoshmërisht fitimi i parave. Për shembull, Mark Zuckerberg dëshiron të ndryshojë botën dhe Elon Musk dëshiron të ndërtojë një botë të re në Mars.

Ata janë të arsimuar, modestë dhe statusi i tyre nuk dëshmohet nga demonstrimi i mallrave luksoze, por nga madhësia e kontributeve të bamirëse.

Këto janë tiparet kryesore që kanë milionerët në ditët e sotme:

Gjeni synimin tuaj dhe bëjeni atë në mënyrë perfekte

Qëllimi, mendimet dhe ëndrrat tuaja do t?ju ndihmojnë të mbani frymën gjallë dhe të merrni vendimet e duhura kur gjithçka tjetër duket se shkon keq.

Bëni një plan të mirëmenduar dhe ndiqeni atë

Për të krijuar një plan nuk duhet thjesht menduar por duhet shkruar dhe zbatuar me patjetër.

Mos u përmbani

Ndoshta ju keni dëgjuar për një gjë të tillë siç është inteligjenca emocionale. Aftësia  për të menaxhuar emocionet tuaja. Me fjalë të tjera, aftësia për të shfaqur emocionet kur është e përshtatshme ndihmon në arritjen e suksesit. Përveç kësaj, emocionet e shtypura përkeqësojnë mirëqenien fizike. Prandaj, mos u tregoni të ndrojtur për të treguar ndjenjat dhe emocionet tuaja të vërteta.

Punën që bëni duhet ta duani

Me të vërtetë ajo që po bëni për momentin nuk është puna ideale por që t’a bëni në mënyrë perfekte dhe të mund të rriteni më shumë duhet ta duani dhe të shihni anët pozitive të saj.

Vendosni prioriteti

Është momenti që të shihni punet dhe jo kenaqësite. Vendosni prioritete për gjërat që doni të bëni.

Lajmet e fundit nga