LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i ish-deputetit të PS-së/ E shkuara kriminale e Arben Ndokës

21 Tetor 2018, 17:35, Aktualitet CNA
Arrestimi i ish-deputetit të PS-së/ E shkuara kriminale e Arben

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka u arrestua pak minuta më parë nga Forcat RENEA, për tjetërsim pronash.

Bashkë me të u arrestuar edhe i vëllai i tij Xhevair Ndoka.

Por kush është Arben Ndoka?

Kujtojmë këtu se Ndoka u bë pjesë Parlamentit, pas emërimit të Mimi Kodhelit si ministre e Mbrojtjes.

Kështu dhe lënies së mandatit të deputetes, lindi nevoja e zëvendësimit.

Në listën e Lezhës, pas Kodhelit ishin edhe dy kandidate të tjera, të cilat dhanë dorëheqjen. Në këtë mënyrë Arben Ndoka u bë pjesë e Parlamentit.

Edhe në atë kohë pati akuza se dy kandidatët e tjerë ishin kërcënuar nga Ndoka për të dhënë dorëheqjen.

Arben Ndoka u vu nën shënjestër të PD-së, e cila gjeti edhe një dokument që provonte se ish-deputeti ishte i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që e detyroi Ndokën të dorëzojë mandatin e deputetit.

Pas dorëheqjes, ai vazhdoi të ishte një nga figurat më të rëndësishme të PS-së në Lezhë./ CNA.al

U arrestua pak më parë/ Zbulohet akuza që rëndon mbi ish-deputetin, Arben Ndoka

Pas ish-deputetit/ Në pranga dhe i vëllai, Xhevahir Ndoka

Detaje të reja/ Si iu vunë prangat ish-deputetit socialist

Lajmet e fundit nga