Connect with Us

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Aktualitet

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Publikuar

-

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej si një prej kokave të organizatës kriminale për shpërndarjen e kokainës me cilësi të lartë.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi të gjatë të njësisë për krimet e organizuara. Fillimisht autoritetet kishin dënuar 19 person atë tjerë pjesë e kësaj bande, të cilët merreshin me pregatitjen, magazinimin dhe shpërndarjen e kokainës, shkruajnë mediat britanike.

Mësohet se Mema e drejtonte aktivitetin kriminal nga Britania, por edhe nga Shqipëria. Në total ndaj grupit të organizuar gjykata vendosi 165 vite burg. Erald Mema 33 vjeç banonte në Beaconsfield dhe Oxford dhe u arrestua më 23 Nëntor të vitit të shkuar.  /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?!/ Balla: Pak rëndësi ka

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.



“Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi”, u shpreh Balla në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohen parcela me kanabis në Itali/ 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Publikuar

-

Nga

Shqiptari kishte mbjellë një parcelë me kanabis në Itali/  Policia mbi 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte mbjellë një parcelë më kanabis sativa.

Mediat italiane shkruajnë se janë  sekuestruan 180 bimë narkotike marijuana dhe  nëse do të hidhej në treg do arrinin vlerën e 200 mijë eurove.

Shqiptari e kishte mbjellë drogën në një territor shumë të vështirë malor dhe policia u detyra të ecte edhe në këmbë për të arritur në vendndodhje.



U desh mbi 36 orë deri në identifikimin e shqiptarit, i cili gjatë kohës që po kujdesej për drogën.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ekzekutohet me breshëri plumbash i riu shqiptar në Gjermani

LEXO EDHE:  Shpërthimet/ Gjykata: 15 burg për Emirjon Gjutën

Policia gjeti gjithashtu të gjitha pajisjet me të cilat kultivohej drogë, gjenerator për energji, pompa uji, tuba dhe pleh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat” e radhës

Publikuar

-

Nga

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat" e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;



R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Shpërthimet/ Gjykata: 15 burg për Emirjon Gjutën

LEXO EDHE:  Korçë, gjykata lë në burg të arrestuarit e “Pritës”

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE