LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkencëtarët japin paralajmërimin: Ja pse “kutitë” e fëmijëve nuk janë aspak të sigurta

20 Tetor 2018, 11:53, Kuriozitete CNA
Shkencëtarët japin paralajmërimin: Ja pse

Shumë prindër nga e gjitha bota, kohët e fundit kanë filluar që t?i ndërrojnë krevatët tradicionalë të fëmijëve me disa kuti kartoni.

Këto kuti, të përshtatura për të mbajtur një fëmijë të vogël, mendohet se janë më të sigurta dhe zvogëlojnë shanset për vdekjet foshnjore.

Por, në një shkrim në revistën mjekësore britanike, hulumtuesit kanë paralajmëruar se kutitë duhet të përdoren vetëm si “zëvendësuese të përkohshme” nëse asgjë tjetër nuk është në dispozicion.

Këto kuti kartoni vijnë me një dyshek që përshtatet në pjesën e poshtme dhe thuhet se mund të shkurtojnë vdekjet foshnjore.

Profesori Peter Blair, nga Universiteti i Bristolit dhe kolegët e tij argumentojnë se nuk ka dëshmi se këto kuti pakësojnë vdekjen e fëmijës.

Shkalla e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), siç është e njohur, është e ulët në Finlandë. Megjithatë, normat janë po aq të ulëta në vendet fqinje të Finlandës , si Suedia dhe Danimarka, ku kutitë nuk jepen.

Profesor Blair gjithashtu vuri në pyetje sigurinë e këtyre kutive të cilat nuk i lejojnë prindërit që t?i shohin fëmijët nga larg. Pra mund t?i kontrollojnë vetëm nëse ndodhen sipër tyre.

Çfarë janë kutitë e kartonit për fëmijë?

Koncepti buron nga Finlanda, ku prindërve të rinj u jepet një kuti kartoni, e cila mund të përdoret si një shtrat, i mbushur me produkte për fëmijë dhe një dyshek. Tradita është cituar si ndihmesë në reduktimin e shkallës së sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) ? e njohur si ?vdekja e djepit?. 

Lajmet e fundit nga