LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përpara se të bëhej Dukeshë, Meghan ishte një nga ne: Vetëm 14 vjeç, nisi punën e parë tejet të pazakontë!

20 Tetor 2018, 21:50, Aktualitet CNA
Përpara se të bëhej Dukeshë, Meghan ishte një nga ne:

Përpara se të ishte Dukesha e Sussex ose ylli i serialit ?Suits?, Meghan Markle ishte një nga ne. Teksa po fliste me një grup studentesh në Australi, Dukesha zbuloi se ka punuar që kur ishte 14 vjeç. Madje, puna e saj konsistonte tek hedhja e mbeturinave!

?Puna ime  e parë ishte në moshën 14 vjeç. Mbaj mend që hidhja mbeturinat e të gjitha llojeve. Të mëson të kesh një etikë të mirë pune.? ? u shpreh bashkëshortja e Princit Harry.

Nëna e ardhshme tregoi për eksperiencën e saj në një shkollë ku studionin vetëm vajza.

?Unë kam studiuar në një shkollë që ishte vetëm për vajza. Mendoj se të jesh përkrah këtyre vajzave të reja, të bën të ndihesh shumë e fuqishme, plot besim dhe të jep një leksion shumë të mirë që të mbrosh forcën e femrës?- tha Dukesha e Sussex.

Fjalimi i saj u përkrah edhe nga i shoqi, Princi Harry, i cili i bëri thirrje të gjithë djemve të mbështesin barazinë gjinore.

Lajmet e fundit nga