LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji kundër shpifjes/ Akademiku i njohur mbështet Ramën

20 Tetor 2018, 16:12, Aktualitet CNA
Ligji kundër shpifjes/ Akademiku i njohur mbështet Ramën

Akademiku Artan Fuga, duke folur nga studio e emisionit ?Kjo Javë? në Neës24, ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Fugës Shqipërisë i nevojitet një ligj për tu mbrojtur nga shpifja, pasi nëse nuk vendoset një normë, atëherë do ti quajmë të gjitha opinione.

Fuga ka shtuar, se ky ligj nuk bëhet me qëllim që ti shërbejë pushtetit por qytetarit.

Ndër të tjera akademiku ka thënë, se për aplikimin e këtij ligji, duhet të ulet fillimisht tensioni në debatin publik.

?Dua të flas nga pikëpamja e profesioni tim. Si studiues e kam parë çështjen në mënyrë normative. Është e sigurt se debati publik duhet të rregullohet. Ka disa modele, në raport me ruajtjen e personalitetet të njerëzve të ndryshëm, respektimin e privatësisë dhe dënimin dhe mbrojtjen e njërit nga shpifjet e ndryshme. Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një ligj. Nuk jam dakord me ata që thonë; se ligjet janë. Nëse do bëhet një ligj për fyerjet, për cënimin e privatësisë, në media kërkon që të vendoset një kuadër normativ në specifikën e mediave, siç është edhe ajo on-line. Për mua i duhet, por jo në këtë mënyrë se si ka marrë rrjedha. Nuk mund të mendohet se në vende si Danimarka, apo Norvegjia të futen në burg gazetarët. Nuk duhet gjykuar teksti, por realitet. Duhet pasur parasysh se këtu bën kujdes edhe gazetari, edhe media. Shpesh herë shpifja dhe gjoba për shpifjen janë në marrëdhënie për tregun. Është e detyruar qe të mbrohet qytetari nga shpifjet, pasi është dëm i pallogaritshëm. Nëse nuk ka një normë kundër shpifjes dhe gënjeshtrës, atëherë cili është problemi? Të gjitha konsiderohen si opinione. Ligji nuk bëhet për një qëllim, që ti shërbeje një grupi; pushtetarëve apo opozitës. Ligji mbron qytetarin. Një ligj nuk bëhet kur tensioni është i madh në një debat, për vizita në prokurori të politikanëve të ndryshëm. Nuk është e këshillueshme, pasi nuk bëhet?, tha Fuga. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga