LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Stresit/ Sali Lushaj bën fajtor Taulant Ballën

20 Tetor 2018, 16:36, Aktualitet CNA
Arrestimi i Stresit/ Sali Lushaj bën fajtor Taulant Ballën

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me pseudonimin Stresi, u arrestua tre ditë më parë në ambientet e një hoteli në periferi të Tiranës. Kjo ngjarje është komentuar nga babai i Stresit dhe njëkohësisht ish-trupëroja e Sali Berishës, Sali Lushaj  nga studio e emisionit ?Kjo Javë? në News24.

Lushaj është shprehur se arrestimi i djalit të tij, është hakmarrje e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, për përfshirjen në çështjen ?Babale”.

Më tej Lushaj ka thënë se akuzat ndaj Stresit janë të pabaza dhe deklaratën e tij e garanton me jetë.

?Kam komunikuar përmes avokatit. Avokati ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e sajuar. Çdo gjë për hakmarrje, sepse një ditë më parë i bëra një denoncim deputetit të Librazhdit dhe për kte  për mendimin tim ishte cdo gjë. Un garantoj me jetën time që Stresi është i përfshirë në grup kriminal. Unë se di ku i gjejnë këta njerëz. Ai është paraqitur i vetëm në gjykatë. Njerëzit të mos më shofin në sy më nëse Stresi është marrë me shitje?, tha Lushaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga