LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktori legjendar: Shumë shpejt do jap për bamirësi gjithë pasurinë time

20 Tetor 2018, 10:10, Aktualitet CNA
Aktori legjendar: Shumë shpejt do jap për bamirësi gjithë

Aktori legjendar Chow Yun-fat ka thënë se ka në plan që shumë shpejt të gjithë pasurinë e tij milion dollarëshë, për bamirësi.

Ai ka thënë se ëndërron të jetën një njeri i thjeshtë dhe i lumtur. Chow, pasuria e të cilit arrin në vlerën e 619 milionë eurosh, bëri premtimin e madh gjatë një interviste.

Sipas tij:

Gjëja më e vështirë në jetë nuk është si të bësh sa më shumë para, por si të jetosh i qetë, në paqe me veten dhe të kesh një jetë të thjeshtë, pa e vrarë shumë mendjen”.
Mediat kanë nisur të shkruajnë se momentalisht ai harxhon vetëm 102 dollarë në muaj, përdor transportin publik dhe bën shumë bamirësi.

Chow thuhet se zotëron një telefon Nokia prej 17 vitesh dhe ka në plan të blejë një smartphone vetëm kur Nokia i tij të mos punojë më.

Aktori i pasur blen veshjet në dyqane që janë me ulje, pasi mendon që nuk i vesh ato për të tjerët por për t?u ndier mirë me veten.

Lajmet e fundit nga