LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti tragjik në fabrikën e çimentos/ Zbardhet shkaku, KSSH thirrje urgjente Ahmetajt

20 Tetor 2018, 08:34, Aktualitet CNA
Aksidenti tragjik në fabrikën e çimentos/ Zbardhet shkaku, KSSH

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me aksidentin e rënë në fabrikën e çimentos në Elbasan, ku humbi jetën 56- vjeçari Musa Sula dhe mbeti i plagosur Tomos Mjekërzaku, 65 vjeç.

Në një deklaratë për mediat, KSSH shprehet se shkak i aksidentit është mungesa e kushteve të sigurisë në punë.

Punës Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjes së Musa Sulës dhe i kërkon autoriteteve të nisin hetimet për zbardhjen e shkaqeve realë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Gjithashtu, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Ministrit Arben Ahmetaj të mbledhë urgjentisht Këshillin Kombëtar të Punës, si institucionin e vetëm që mund të ndërhyjë në marrdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit që aktualisht është në informalitet të plotë.

Deklarata e plotë e KSSH:

Mungesa e kushteve të sigurisë në punë është shkaku i aksidentit në fabrikën e çimentos në Elbasan ku humbi jetën 56- vjeçari Musa Sula dhe mbeti i plagosur Tomos Mjekërzaku, 65 vjeç, ngjarje e ndodhur mesditën e së premtes në Elbasan.

Këtë fakt e konfirmojnë për Konfederatën e Sindiakateve të Shqipërisë burime informacioni pranë policisë dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjes së Musa Sulës dhe i kërkon autoriteteve të nisin hetimet për zbardhjen e shkaqeve realë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Me siguri edhe këtë herë siç ndodh rëndom autoritetet do mjaftohen me lajmërimin se ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se punonjësi, Musa Sula ,shkeli rregullat e sigurimit teknik, por KSSH i kërkon edhe organeve ligjzbatuese të vihen në lëvizje.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Ministrit Arben Ahmetaj të mbledhë urgjentisht Këshillin Kombëtar të Punës, si institucionin e vetëm që mund të ndërhyjë në marrdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit që aktualisht është në informalitet të plotë.

Arben Ahmetaj nuk është në atë pozicion vetëm për të shpikur taksa për shqiptarët e për të marrë para borxh në emër të Shqiptarëve, por ai ka detyrën dhe përgjegjësinë të kujdeset për punëtorët shqiptar që po trajtohen si skllevër.

Lajmet e fundit nga