LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse mendoni se “s’mbeti prezantues pa kënduar”, kjo listë të famshmish do t’ju bëjë të ndërroni mendje

19 Tetor 2018, 20:10, Lifestyle CNA
Nëse mendoni se “s’mbeti prezantues pa kënduar”, kjo

Në të gjithë botën vlerësohen të famshmit që kanë dhunti dhe talente të shumta, që e provojnë vetën në më shumë se një fushë, ia dalin ose jo.

Por shpesh në Shqipëri, një artist me më shumë se një talent, shihet si diçka e pabesueshme. Për shembull, kur një moderatore merret me muzikë, do të ketë gjithnjë një person që thotë: ?s?ngeli njeri pa u bërë këngëtare?.

Ne u nisëm pikërisht nga Almeda Abazi, e cila së fundmi do të provojë veten në muzike, përpos moderimit.

Komentet e ndjekësve të saj të tipit: Vetëm gjyshja ime mbeti pa hyrë në treg të muzikës?, na bën të mendojmë se nga njëra anë, njerëzit dyshojnë në aftësitë e tyre, ndërsa nga ana tjetër, i pëlqejnë shumë ata të famshëm që janë super të talentuar.

 

A njihni njeri që nuk e njeh këngën ?Makina e memories?? Këngët e tij në mesin e viteve ?90 na kanë mbetur në kujtesë dhe i këndojmë me nostalgji gjithmonë. Ardit Gjebrea, një artist super i talentuar që sot merret me drejtimin, prezantimin dhe prodhimin e spektakleve më të njohura shqiptare, i kthehet shpesh herë pasionit të tij të vjetër, muzikës.

Ajo është një prej moderatoreve më të përgatitura dhe më të vlerësuara dhe të gjithë e dini se Alketa Vejsiu e ka provuar veten në këndim. ?Po s?më puthe ti? është hiti që kujtojmë me nostalgji gjithnjë dhe që na bindi se Alketa mund të kishte një karrierë të suksesshme edhe si këngëtare, vetëm se kjo nuk ishte zgjedhja e saj.

Bukuroshja bjonde e nisi karrierën si këngëtare dhe mori pjesë në ?Këngën Magjike?, për herë të parë në 1999-n. Ajo tani është shkëputur nga muzika dhe është rritur profesionalisht, duke qenë pjesë e televizioneve dhe programacioneve të ndjekura. Megjithatë herë pas here, Orinda i kthehet muzikës duke sjellë bashkëpunime cilësore si ajo e nëntorit 2014, me Landin e WSF me këngën ?Winnie Winnie Pooh?.

Herën e fundit që e pamë Jonida Maliqin në rolin e një prezantueseje të mirfilltë ishte në ?Dancing with the Stars? bashkë me Armina Mevlanin. Këngëtarja rrëfeu se e pati shumë të vështirë në fillim me një fushë që nuk e kishte prekur ndonjëherë. Megjithatë Jonida ia doli ta përmbyllte spektaklin me sukses dhe jemi të sigurt që do të ketë kërkesa të tjera të ngjashme në të ardhmen.

LEXO EDHE:  ?U bënë të gjithë këngëtarë?/ Egli Tako iu përgjigjet kritikëve

Ylli i muzikës së lehtë shqiptare i habiti të gjithë kur vendosi që të prezantonte në një emision të një zhanri të veçantë, atij të humorit, ?Portokalli?. Këngëtarja Eneda Tarifa ia doli me sukses dhe u përshtat me aktorët, duke fituar edhe nga eksperienca e tyre. Jo pak herë kemi qeshur me batutat e saj në spektakël!

Ashtu si Orinda, edhe Julka e ka nisur karrierën si këngëtare edhe pse sot e njohim më mirë si autore programesh në radio dhe moderatore në ?Pasditja ime? në TVSH. Ajo i ka munguar prej vitesh muzikës, dhe me siguri rikthimi do të jetë i mirëpritur, duke pasur parasysh suksesin që pati me hitet, ?Amin?, ?Kurrë mos thuaj jo? etj.

Tashmë publiku e njeh Luana Vjollcën jo vetëm si moderatore por edhe si këngëtare. Ajo i është përkushtuar muzikës, pasionit të vjetër për të cilin edhe ka studiuar. Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë. Ne e njohëm nga pjesëmarrja e saj si velinë në ?Fiks Fare?, bashkë me motrën Marina, por karriera e saj tashmë është konsoliduar si një moderatore, këngëtare dhe autore programi.

Ish-miss Shqipëria do të hyjë në pak kohë në tregun muzikor, pasi do të sjellë bashkëpunimin me DJ e famshëm Burak Yeter. Deri në publikimin e këngës kanë mbetur vetëm 3 ditë, kështu që për shumë pak kohë do të shohim Almedën në një version tjetër. Në videot e publikuara në Instagram, shihet mjaft premtuese e ardhmja e saj si këngëtare, megjithatë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Lajmet e fundit nga