LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lutesha të vdisja i pari”, Mentor Haziri tregon sesi ushtarët serb e rrethuan së bashku me familjen për t’i ekzekutuar

19 Tetor 2018, 08:40, Lifestyle CNA
“Lutesha të vdisja i pari”, Mentor Haziri tregon sesi

Qytetarët e Kosovës kanë përjetuar ferrin përgjatë viteve 1998-1999, teksa familjarët dhe personat e tyre të zemrës u dëbuan dhe u ekzekutuan nga ushtarët serbë.

I ftuar në emisionin ?Rudina? në televizionin ?Klan?, këngëtari Mentor Haziri rrëfeu sesi e ka përjetuar ai luftën e Kosovës. Haziri tregoi se ai ndodhej së bashku me 500 persona të tjerë në mal, në momentin që ushtarët serbë i kishin rrethuar për t?i ekzekutuar.

Ai kujton se lutej që ta ekzekutonin të parin, e të mos përjetonte më vuatje e të ishte dëshmitar i masakrës që do të ndodhte. Fatmirësisht, urdhëri për ekzekutimin e tyre nuk u dha, e këngëtari u nis drejt Maqedonisë, pa familjen, për të shpëtuar.

 

 ?Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari. Por 500 veta nuk mundën të na vrasin, sepse do të ishte masakër e madhe, nuk morën urdhër për të na vrarë. Na nxorrën në autostradë dhe aty unë jam ndarë nga familja ime. Mua më kanë ngritur në tren dhe kam qëndruar për një muaj në Maqedoni dhe kam punuar për refugjatë të tjerë. Deri kur është çliruar Kosova nuk kam patur asnjë kontakt me familjen time dhe nuk kam ditur asgjë për ta?, tregoi këngëtari Mentor Haziri.

Lajmet e fundit nga