LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lori Hoxha feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot trashëgimtarja e Top Medias

19 Tetor 2018, 19:45, Aktualitet CNA
Lori Hoxha feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot

Lori Hoxha është një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe postimet e saj pëlqehen shumë nga fansa.

Ditën e sotme trashëgimtarja e ‘Top Medias’, feston ditëlindjen. Ka qenë i dashuri i saj, Vis Bajraktari ai i cili në orët e para të ditës së sotme e ka uruar Lorin me një dedikim shumë romantik.

?Zemra më del jashtë kontrollit kur të shoh?, ka shkruar ai pranë fotos, ku Lori është ulur pranë prehrit.

Ndonëse ajo nuk ka lajmëruar asgjë për ditëlindjen, sot Lori mbush 25 vjeçe. Një vit më parë, blogerja festoi në një festë madhështore në Tiranë 24 vjetorin, ku të pranishëm ishin shumë VIP-a shqiptar. Siç duket këtë vit ajo do të festojë në Londër pasi prej disa ditësh ndodhet atje, madje dhe e motra Sara ditën e djeshme është nisur për në Angli.

Lajmet e fundit nga