LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ëma e Stresit flet pas arrestimit të tij: Është hakmarrje sepse...

19 Tetor 2018, 08:04, Aktualitet CNA
E ëma e Stresit flet pas arrestimit të tij: Është hakmarrje

Pas arrestimit të Stresit ka reaguar mamaja e tij Shpresa Lushaj. Ajo e quan arrestimin e të birit si “Hakmarrje 24 orëshe”, kjo pasi bashkëshorti i saj ka paditur Taulant Ballën.

?Padia që i bëri bashkëshortit im, zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe?, shprehet ajo.
Arrestimi i reperit të njohur bëri mjaft bujë, ndërsa policia sqaroi se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet.

Po ashtu policia publikoi edhe videon e arrestimit, teksa këngëtari është prangosur gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli, ndërsa mbi tavolinë kishte edhe viza kokaine.

Shpresa Lushaj, në një rrëfim për “Panoramën”, shton më tej se pistoleta e pretenduar se mbahej nga i biri nuk është e tij. Ajo thotë se djali ka qenë në një ditëlindje, e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi policia, që sipas saj e arrestoi në gjumë.

?U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë?, ka shtuar ajo.

Lajmet e fundit nga